“Shahu për të gjithë” mblodhi amatorë të moshave të ndryshme në Durrës
Me iniciativë çdo gjë arrihet. Kështu ka ndodhur edhe sot në qytetin e Durrësit e pikërisht në pallatin e sportit “Ramazan Njala” ku për herë të parë u zhvillua turneu njëditor “Shahu për të gjithë”, dhe amatorë nga Ansi 8-vjeçar e deri te Azemi 80- vjeçar u përfshinë në lojën me 7 raunde. Falë iniciativës së trajnierit Lorenc Ramaj (Mjeshtër i FIDE-s), znj. Majlinda Pilinci nga Federata e Shahut, përkrahjes së shefit të klupit “Teuta” z. Kreshnik Leka, kryegjyqtarit Pandi Borova, gjyqtarit Olsi Shehu e bashkëpunimit kontribues vullnetar midis lojtarëve, u bë e mundur që të rigjallëroj dëshira për sportin e shahut te disa, të nxiteshin për vazhdimësi disa të tjerë të rinj, e përtej gjithçkaje fituesit patën mundësinë të stimuloheshin edhe me anë të çmimeve. E, përkatësisht, vendi i parë Astrit Meço, i dyti Dritan Nikci ,i treti Geri Kokomani, i katërti Enri Dedej dhe i pesti Halit Muzhaqi. Arjola KONDAKÇIU














