Jetojmë në kohë të çuditshme, ku arti nuk do shumë lodhje si në kohën e Mikelanxhelos, as bazën e mirfilltë të shkollimit specifik, por vetëm fantazi në përshtatje me tregun.
Kam shumë miq artistë të cilët përkushtohen në veprat e tyre artistike, qofshin këto skulptura, piktura a variante me materiale të ndryshme, dhe në fund u thonë:- “E mo, se kushedi se ç’ke bërë!”…Dhe çmimin ia vënë si me ironi “qesharak”. Dhe artisti i shkurajuar, e di se veprat e tij do të bëhen të njohura vetëm pas vdekjes, siç ndodh rëndom.
Ndërkohë, gjatë ekspozitës së sotme, teksa shikoja gjithë ata njerëz përfshirë artistë, politikanë e ambasadorë që adhuronin veprat e tre artistëve që ishin shumë të njohur, e përfaqësuar nga art me copa llambarinash të zhubravitura e lyer me bojë me të cilat çuditërisht fitoheshin miliona, apo piktura moderne (sipas tyre) që më shumë më ngjanin akoma me ato motivet e fëmijëve të kopshtit, m’u kujtua që paralelisht kështu ishte dhe thelbi në përrallën “Rrobat e reja të mbretit” e
Hans.K. Andersen.
Duhet të thonë të gjithë “Ah, sa bukur”, kur brenda vetes nuk ndihen ashtu. Pse?!
Sepse jemi njerëz me preferenca të ndryshme artistike, dhe si të tillë, askush se ka gabim; as ata që e kompozojnë, as ata që e shohin e as të tjerët që dëshirojnë ta blejnë si kënaqësi, dhuratë apo si çmueshmëri artistike që t’u rezistojë kohërave.
Ajo çka më lë shije të mirë artistike mua, jo domosdoshmërisht perceptohet pozitive nga dikush tjetër, dhe e kundërta.
Ama unë guxoj ta shpreh hapur mendimin tim. Nëse heshtim, një art i tillë do zhvlerësojë punën e artistëve të mëdhenj nëpër kohëra, e do t’ua zbehë të rinjve dëshirën për t’iu përkushtuar këtij pasioni.
(p.s.Mbetet mendimi im)
Gjithsesi i uroj suksese: si artistëve klasikë
ashtu edhe atyre modernë!
Paçi sa më shumë frymëzim, dhe shitje! Arjola KONDAKÇIU Durrës 16.10.2021
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)