Ndërkohë që pothuajse të gjitha portalet mediatike, gazetat dhe televizionet i japin përparësi lajmit të kronikës së zezë për lexueshmëri dhe shikueshmëri, prezantuesi Arjan Çani na ftoi në emisionin “Zonë e lirë” në tv Klan, ku për çudinë e shumë personave shfaqi vërtet anë njerëzore dhe vlerësuese ndaj iniciativës humane të tre Nismave të dhurimit të librave nga Marinela Sela , Adelina Pali dhe Arjola Kondakçiu.Më konkretisht:
1- “NISMA e 8-Marsit” me motivacionin ‘Dhuro dhe do të të dhurohet’, si nxitje për ti kthyer buzëqeshjen femrës. (p.s Megjithëse s’kanë rëndësi datat e caktuara kur dhuron me zemër)
2- “NISMA për zgjerimin e bibliotekës në burgun e grave në Tiranë” që përfundoi në 23 Prill me dorëzimin e 560 librave.
3- “NISMA për zgjerimin e bibliotekës në burgun e meshkujve në Fier”, të cilën e përkrahën 56 persona dhurues që bënë të mundur mbledhjen e 770 librave, dhe dorëzimin e tyre në datën 20 Maj në burgun e Fierit.
Dolëm në media për të dhënë mesazhe humane, ndaj më vjen keq që jetojmë në një shoqëri paragjykuese ku dhe motivi i pastër keqinterpretohet, fjala e mirë kursehet dhe xhelozia e brendshme ngre krye.
E pranoj që askush nuk është i/e përsosur pasi të gjithë bëjmë gabime në fjalë.Ok, për arsye të ndryshme s’mund të jenë të gjithë as oratorë të mirë. Por një gjë e di me siguri: “Që kemi dhënë më të mirën nga vetja për të tjerët në këto projekte, dhe këtë e kemi bërë me gjithë zemër”!
Ndaj kurajo e përqafime edhe për dy mikeshat e mia Marinela Sela dhe Adelina Pali, si nxitje për tërë sakrificat në kohë, energji e të ardhura ekonomike që kanë bërë!
Me dashamirësi!
Arjola KONDAKÇIU
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)