Ka vajza jo vetëm të bukura por edhe të mençura e me një botë të mahnitshme krijuese siç është kjo në foto: Bora Kërtusha nga Durrësi, e cila më ka lumturuar në këtë fillim jave me freskinë rinore e mendimet e pjekura letrare në romanin e saj të parë
“A vret njeriu nga dashuria?”, me 300 faqe dhe çuditërisht shkruar për 28 ditë.
Është paksa e trishtueshme që një e re ta shohë realitetin e femrës siç pasqyrohet në kopertinë dhe shoqëruar nga një titull mjaft prekës e vetshqyrtues, por ky është shpirti i ndjeshëm i shkrimtares që nuk qëndron dot indiferente ndaj realiteteve njerëzore, në përpjekje për të kuptuar edhe tipologjinë psikologjike që çon në ato veprime.
Kohët e fundit Bora u bë shembull vlerash bujarie për rininë e sotme sepse iu bashkua me dhurim librash projektit human për “Zgjerimin e bibliotekave në burgje”, ndaj duke e falënderuar përzemërsisht, i uroj edhe SUKSESE!
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)