Edi Rama takohet me Metën duke cikur brrylat me mënyrën trendi të kohës duke treguar konfidencialitetin e tyre tallës, duke lënë me nofullën e varur poshtë nga habia ata që prisnin që Salvador Alendja ynë të kapte kallashin dhe komisioni parlamentar ti hiqte azilin presidencial, vrasësit me pagesë.
Takimi ka lidhje me bërjen e Lulit Kryeministër, kjo është marrveshja e fundit për të ndihmuar Lulin por çfarë të bëjnë?!
Ai i ngjan aq shumë Atij sa e meriton edhe pa bërë asgjë, por do i kontrollojnë gjumin të paktën të dali në publik kur duhet dhe si ti mbulojnë aferat e kunatit.
Edi doli dhe u betua që kjo ishte hera e fundit që marrveshja do të shkruhej në shqip do të fliste shqip dhe ambasadorët të shikojnë hallin sepse, këta mund ta shkruajnë rusisht, në gjuhën mandarin, ose arabisht si ti vij rasti.
Antiamerikani Bushati e mundi mbrëmë tek TOP duke na lënë Rilindjen e pushtetit popullor në mes të rrugës duke forcuar aleancat e vjetra të PS të cilët e kanë marrë seriozisht ndryshimin e planit për ta lënë Erion Velinë dhe tia japin PS Bushatit që ka vite që e kërkon me ngulm.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka