Lëvizja e para dy vjetësh e studentëve ishte një shpresë e madhe, një lëvizje e kristaltë që u manipulua dhe u shtyp me metoda bizantine, me kurthe të ndyra devijatorësh por shpresa se ajo mund të përsëritet është e vetmja.
Historia tregon se revolucionet e dyta janë më transformues më të frikshëm dhe më të dhunshëm.
Kur të dalin ata djem që do jenë gati për të vdekur, këta që na kërcënojnë jetët me arrogancë do të mbyten të lebetitur në pellgjet e shurrës së tyre.
I them këto se tallavia politike e Oligarkisë Kriminale nuk mund ta nxjerri vendin me alternativat e zgjedhura të një grupi me demencë të shprehur.
Alternativat rapsodike të Murrizit dhe Hajdarit ngjajnë si dy pika uji me Dash Shehin dhe bijës me të jatin.
Sozitë nuk prodhojnë politikë.
Rilindja urbane, konçensionet, shoqatat bamirse që zvendësojnë firmat piramidale, shtojnë shpejtësin e rënies ekonomike. Mungesa e investimeve të huaja tregon mungesën e madhe të demokracisë duke përqëndruar interesat në një dorë me emra të ndryshëm figurash dekorative.
Shpërthimi i revoltave është I pashmangshëm, mungesa e frikës ndihet kudo.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)