Turma e të mjerëve kunder të mjerit….
“Ta varim monstren” .Kjo duket se është brohoritja në kor e “të mjerëve” kunder një të mjeri .Krimi pa dyshim është makabër dhe nuk êshtë i vetmi.Me dhjetra raste ka pasur edhe më parë dhe po e njëjta histori.Askush nuk bën analiza per shkaqet por shkohet tek ulerima ne kor për varje pa haruar se mund te jene vetë ata viktima e dënimit me vdekje.
Nuk më shqetëson aspak frika se mos rikthehet dënimi me vdekje pasi Shqipëria e ka bërë zgjedhjen që kur ka bërë kërkesën për antarësim në Bashkimin Europian.Më çudit vetem fakti se pse nuk arsyetohet pak më kthjellët dhe për më teper pse shteti nuk fillon të reagojë.
Kushdo që ka qënë i vëmendshëm e ka kuptuar se pothuaj të gjitha krimet e kësaj natyre janë bërë nga individë me probleme mendore.Në kushte normale ata mund te jenë njerës më të mire nga të gjithë e jo më krahasuar me turmën që thëret për varje në litar.E ja e vumë në litar…e çe pastaj…më pas edhe atë tjetrin në litar e tjetrin e tjetrin deri sa te mbarohen te sëmurët .Sigurisht që sdo të mbarojnë kurë.Jo vetëm nuk do mbarojnë kurre se njerës te tillë lindin me probleme por edhe per faktin se kjo shoqëri prodhon depresion.Kjo shoqëri e depersonalizon individin.
E thashë dhe pak më lart se në kushte normale disa persona mund të jenë edhe më të mirë se ne por jo gjithmonë.Presioni që ushtrojnë faktorë të ndryshem i depersonalizon ata deri sa fillojne e flasin me veten dhe shume syresh degjojnë dhe zëra që i urdherojnë.Kush e kujton Kuniqin e shperfytyruar krejtesisht si qenie njerëzore që deklaroi”E vrava se kur të ritej do më vriste.Me sa mbaj mend vrau një fëmijë edhe më të vogël.
Ndoshta kuniqit do ti kishin bërë nder po ta kishin pushkatuar.Edhe ky i mjeri në foto ndoshta ka vdekur 20 vjet më parë dhe si bën asgjë pershtypje.E kujt i hyn në punë vdekja e tij?
Rreth 2% e popullsise kanë probleme të lindura që shfaqen kryesisht në adoleshencë.Më thotë dot se sa është kjo përqindje në shqipëri..Edhe i saktë të jesh këtu të ikën kapaku i kokës.Nje shtet që nuk e ka fare ne iventar individin e jo ti afrojë atij kujdesin social dhe atë shendetësor…pa folur për standartet.
Administrata e kujdesit Social Shoqëror është e mbushur plot me militantë që firmosin gjysëmrogat.Mungojnë psikologët klinië,sociologët,punonjësit socialë e madje edhe nëpër qarqe mungon specialisti psikiatër.Edhe një qender sociale do kishte nevoje per personelin më sipër.Në vend të tyre ne paguajmë policë pa shkolle qe shkojnë krekosen që arestuan këtë qyqarin dhe kujdesen ditë e natë për sigurine e jetës së qeveritarëve.
Më dhemb që të mjerët ngrihen kundër të mjerëve nderkohë që shënjestër duhej të ishte keq qeverisja.