Lleshaj dhe Veliu dy militarizuesit e Policise se Shtetit
Arbër Dalmati
Ngjarja e datës 8 Dhjetor 2020 ku një qytetar është vrarë në mënyrë arbitrare nga punonjësi i policisë është një nga ngjarjet më tronditëse të kohëve të fundit. Kjo ngjarje është tronditëse se përvec faktit që është vrasje e një të riu 25 vjecar, ndodhur datën 8 Dhjetor që është Dita e Rinisë, është kryer nga një punonjës i Policisë së Shtetit. Është kryer pikërisht nga ai i cili referuar dispozitave ligjore të ligjit 108 “Për Policinë e Shtetit”, në nenin 2, “Misioni i Policisë së Shtetit” përcakton:
Policia e Shtetit ka për mision ruajtjen e rendit e të sigurisë publike, ruajtjen e personaliteteve të larta shtetërore dhe objekteve të rëndësisë së veçantë, garantimin e zbatimit të ligjit, në përputhje me Kushtetutën dhe aktet ndërkombëtare, duke respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut.
Kjo nuk është një ngjarje e rastësishme, as e vecuar dhe as ka ndodhur në kushtet e naivitetit të policisë, të drejtuesve më të lartë të Policisë së Shtetit apo lidershipit politik të Ministrisë së Brendshme pasi sic thotë populli:“Nëse mbjell shiun, do të korrësh breshërin”. Nuk është rasti i parë në të cilin Policia e Shtetit gjendet protagonist në një ngjarje ku sjellja e saj militare solli pasojën tragjike të jetës së një të riu 25 vjecar. Kjo ngjarje nuk është një aksident i cili nuk pritej por një pasqyrë e pasojave që priteshin referuar kuklturës, formimit dhe shpirtit militar të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu dhe Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj. Formimi i Ardi Veliut në Turqi, në një shkollë me profil militar dhe Sandër Lleshaj i cili madje donte të bëhej Ministër i Brendshëm duke poseduar gradën “Gjeneral”, por që presidenti Meta ja imponoi se duhet ta dorëzonte se nuk e meritonte, flasin shumë. Sjellja harbute, e pa precedentë me gazetarë, protestues paqësorë, përdorimi pa kriter i gazit lotsjellës ndaj protestuesve paqësorë por edhe në zona të banuara ku kategorikisht është e pa lejueshme flet vetë për formatin e tyre armiqësor me të drejtat dhe liritë themelore të individit dhe preambulës së Kushtetutës sonë.
Dorëheqja që kryeministri imponoi ndaj Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, nuk mund të lëjojë këtë individ të prezantojë veten si një i pafajshëm, viktimë apo naiv i cili gjatë fjalimit të tij të lamtumirës nga Ministria e Brendshme shprehet se:
Megjithëse një periudhë dinamike, arritëm të ndërtojmë kapacitete të munguara sidomos te policia, kemi transformuar logjistikën e policisë dhe kemi berë lëvizje të mëdha me Akademinë e Sigurisë. Besoj se është bërë një zgjedhje e mirë me pasardhësin. Nëse pasardhësi im do vinte pa dëshirë, do e bëjë shumë mirë punën dhe unë e di që ai se ka kërkuar më ngulim këtë post”.
Për ndërtimin e cilave kapacitete të munguara në polici flet Sandër Lleshaj!!!
Një mbyllje edhe më e turpshme së bëmat e tij për rreth dy vjet në krye të kësaj ministrie. Sandër Lleshaj personalisht, në bashkëpunim me Ardi Veliun janë vrasësit e Klodian Rashës dhe vetëm ata! Jo në kuptimin e veprimit mekanik të tërheqjes së këmbëzës së pistoletës drejt të riut i cili kishte të drejtën e tij të jetonte jetën si gjithkush në vecanti bashkëmoshatarët e tij por në drejtim të reformave që të dy pretendojnë se ndërmorën në drejtim të reformimit të Policisë së Shtetit dhe Akademisë së Sigurisë që pretendon Sandër LLeshaj! Kjo akuzë e drejtpërdrejtë për këta dy individë të rrezikshëm që rastësisht dhe pa asnjë kontribut, tagër shoqëror apo princip ligjor a politik u gjendën për dy vjet e më shumë drejtues të dikasterit më të rëndësishëm të administratës shtetrërore si dhe një prej insitucioneve më të rëndësishme të shtetit sic është Policia e Shtetit. Arsyet e këtij shigjetimi për fajin e menaxhimit të institucionit që ka për detyrë ndër të tjera të sigurojë zbatimin e të drejtave dhe lirive themelore të individit dhe jo të vrasë atë do ti paraqesim në vijim:
Prej momentit të marjes së detyrës si Ministër i Brendshëm Sandër Lleshaj i cili është nje demagog i pa përsëritshëm, duke përfituar edhe nga profili që kryeministri Rama ka për t’u lënë hapësirë për reforma vartësve, e dizinformoi për impaktin pozitiv që ushtarakët kanë në drejtim të menaxhimit të prefekturave duke emëruar të gjithë prefektët me profil militar. Kjo reformë e Sandër Lleshaj jo vetëm që dështoi me sukses në dhënien e impaktit pozitiv, jo vetëm që prefektët militarë të tij nuk ruajtën e mirmbajtën as shtratin e lumenjve që kishin në juridiksionin tokësor të tyre por, u bënë një precedent shumë negativ e i rrezikshëm në ndërtimin e mardhënieve të bashkëpunimit ndërinstitucional në shumë prefektura ndërmjet bashkive, prefekturave, policisë si dhe institucioneve të tjera në nivel rajonal.
Dizinformimi tjetër që Sandër Lleshaj i bëri kryeministrit, Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Komisionit Parlamentar të Sigurisë por edhe ligjvënësve shqiptarë ishte lidhur me domosdoshmërinë e militarizimit të Policisë së Shtetit. Kjo pasqyrohet më së miri në ndërhyrjet që Sandër Lleshaj dhe njerëzit përreth tij, të emëruar rishtaz në Ministrinë e Brendshme me të shkuar militare, apo nga struktura policore në të cilat për shkak të paaftësisë të menaxhimit të operacioneve në të shkuarën e tyre profesionale u janë vrarë efektivat e policisë nëpër operacione, ngjarje që skanë mbajtur as përgjegjësi ligjore dhe as morale. Konkretisht Sandër Lleshaj dhe hijenat përreth tij që donin të shtrydhnin, dëmtonin dhe përfitonin nga Policia e Shtetit bashkarisht propozuan militarizim të këtij institucioni duke injektuar një sërë dispozitash të cilat fillonin militarizimin e plotë të saj sikurse janë:
“Neni 40/1 1. Për plotësimin e nevojave të veçanta, mund të pranohen në Policinë e Shtetit ushtarakë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të cilët plotësojnë kriteret e përcaktuara në pikën 2, të nenit 38, të këtij ligji. 2. Për ushtarakët e shërbimit aktiv të Forcave të Armatosura, pranimi realizohet me pëlqimin e ushtarakut dhe mbi bazë marrëveshjeje dypalëshe, ndërmjet Ministrit të Mbrojtjes dhe ministrit përgjegjës për çështjet e rendit dhe të sigurisë publike, ku përcaktohen kuotat, struktura dhe funksionet e veçanta nga ku do të pranohen. 3. Në çdo rast, pranimi, sipas pikës 1, të këtij neni, bëhet pas nxjerrjes në lirim nga Forcat e Armatosura të ushtarakëve, nga autoritetet kompetente të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi. 4. Pranimi realizohet mbi baza konkurrimi, procedurat e të cilit përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për çështjet e rendit dhe të sigurisë publike. 5. Kalimi nga strukturat e Forcave të Armatosura te Policia e Shtetit realizohet duke njohur e ruajtur vjetërsinë e shërbimit. 6. Këshilli i Ministrave, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes dhe të ministrit përgjegjës për çështjet e rendit dhe të sigurisë publike, miraton ekuivalentimin e gradave të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë me gradat e Policisë së Shtetit.”.
Me vite të tëra, drejtues të përgjegjëshëm të policisë, politikanë të përgjegjshëm por edhe partnerët tanë ndërkombëtarë me përpjekje të vazhdueshme dhe kembëngulje kishin aritur të cmilitarizonin Policinë e Shtetit dhe e konsideronin si një prej sukseseve më të mëdha në drejtim të reformimit të policisë, vënies së saj në shërbim të qyteraëve sigurimit të rendit publik, jetës e pronës së qytetarëve dhe jo të drejtojë armën e aq më keq të shtijë kundër shtetasve të kësaj republike. Pikërisht paaftësia e Ardi Veliut, në një farë mënyre edhe kultura e formimi i tij gjysëm militar në Turqi dhe vullneti e mediokriteti i Sandër Lleshaj për 2 vjet sic deklaroi para dy dytësh ish drejtori i pergjithshëm Ahmet Prenci aritën të rekrutojnë në Policinë e Shtetit rreth 1200 militarë dhe duke future me kembëngulje frymën militare në një polici e cila është pjesë integrale e mekanizmave ndërkombëtare të bashkëpunimit policor sikurse Interpol, Europol, SELEC, SEPCA etj.
Ministri në ikje, në ikje e sipër, gjithashtu përmendi edhe se kishte bërë ndërhyrje të rëndësishme në Akademinë e Sigurisë! Apsurditeti tjetër i radhës së tij ishte kalimi i kësaj strukture të policisë në vartësi direkte nëpërmjet VKM-së me qëllime klienteliste që të punësonte aty oficerët e ushtrisë me grada shkencore! Gjithashtu Lleshaj por edhe Ardi Veliu në dy vjet, vetëm e vetëm për të rekrutuar njerëzit e tyre e klientët e tyre hapën ciklin e studimeve bachelor e kurse të tjera pa respektuar asnjë kriter të përcaktuar në legjislacionin policor. Ata hapën aplikimet pa kryer studime të mirfillta për nevojat e Policisë së Shtetit, profilet e tyre etj por, apriori e realizuan për të futur sa më shumë njerëz të cilët kishin lidhje me ta. Ndërhyrja tjetër e ministrit Lleshaj ishte dhe bërja 3% e funksioneve të vecanta në Policinë e Shtetit. Nuk jemi të qartë nëse kategoria e njerëzve që janë rekrutuar në polici gjatë periudhës së mbretërimit të LLeshaj në Ministrinë e Brendshme dhe Veliut në Policinë e Shtetit në kuadër të 3 % (në funksione të veçanta), I plotëson vërtët kriteret për këto shërbime të nevojshme për policinë apo jo!
Pra, referuar dështimit të Ministrit Lleshaj, pasojave të mëdha politike si dhe pasojave të pa riparueshme që i solli Policisë së Shtetit dorëheqja e tij e urdhëruar nga kryeministri ishte një akt shumë i vonuar. Ai mund t’i shkaktonte edhe dëme më të mëdha këtij vendi referuar urdhrave me karakter militar që i ka dhënë policisë por, përgjegjshmëria e profesionalizmi në disa raste i drejtuesve të policisë i ka bërë ato të pa aplikueshme por, gjithsesi fryma që ai mbolli u mboll dhe celi degë më së miri te Ardi Veliu i cili cdo ditë që vonon shkarkimin mbingarkon pozitën e përgjegjësisë së tij penale e cila sigurisht do të ketë kohën e vet që do të meret në konsideratë nga organi i akuzës dhe drejtësia.