16 October, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Nga Arben Velo: Në vend të urimit për ditëlindjen e Fatmir Xhelilit

by News Albania
24/12/2020
in Kronikë
0
200
VIEWS
Share on Facebook

Në vend të urimit për ditëlindjen e Fatmir Xhelilaj

SHKRUAR NGA ARBEN VELO

Kur kaloj rrugës teposhtë për nga “Tv Kombi”, më duket sikur ti Fatmir Xhelilaj (ne të quanim F.XH) del përballë meje, ashtu i qeshur, me humorin si lulelakër në buzë, me biçikletën që më shumë e shoqëroje përdore, (sepse doje t’i takoje të gjithë bashkëqytetarët e tu në dorë dhe t’i ushqeje me humorin tënd) Kur eci pra në atë rrugë që lidhet si një fjongo me rrugicën e shtëpisë tënde, më duket sikur Ti kërkon të sjellësh humorin ende të parrëfyer që të ka ngecur me vete atje në parajsë e që zgjatet si një mall I bardhë dhe mjegull e hirtë, jo vetëm në këtë pjesë rruge, por përgjatë gjithë Fierit dhe me gjerë.

Ti sot ke ditën e lindjes Fatmiri ynë. Ditës sot duket sikur i kanë plasur duart nga i ftohti i mungesës tënde. Orëve ju dhëmbin shpatullat e ftohta, ndërsa zëri yt reciton poezinë kushtuar babait,familjes, qytetit. Ti bëhesh gati për një projekt të ri për teatrin e kukullave, mendon se si të shkruash një tekst të ri për festat e fundvitit në programin e Tv Kombit. Ndërsa je duke punuar me skeçet aq shumë të mirëpritura prej nesh për ta na i servirur në natën e ndërrimit të viteve. Jemi mësuar me Ty, me sedrën tënde për të krijuar art dhe qytetari, më përkushtimin tënd shumëvjeçar, të pjekur dhe të çimentuar me vlerat që fatmirësisht i kishe.

A jemi mirë Fatmir? pyesnim Ty, ndërsa bëheshin gati për të dalë në transmetim të drejtpërdrejt në ekranin e TV Kombi.

Dhe Ti i gatshëm rendje sa në dhomën e montazhit, këpusje batutën tënde të rastit me Altinin,Ilirin, dhe pastaj rendje nga dhoma e transmetimit duke vijuar sa shakatë me kripë aq dhe këshillat me piper për Arturin, Klajdin, Edmondin etj.

E ndërsa Odisea, Klodi,Iliri Diana, Majlinda, Dori, Enkeljeda bëheshin gati të futeshin në transmetim, Ti përkëdhelje fletët e bardha ku kishe hedhur mendimin tënd, i jepje një të shkundur seriozitetit dhe me zërin që nuk trembje kurrë as shpendët thoshe: “Gati, Jeni mirë dhe suksese”.

Pastaj Ti i drejtoheshe kameramanëve, Neros, Nuriut, Pëllumbit, Kanes, Gjergjit, Ladit, “Ej djema, gatiii”! E ndërsa sot kaloj rrugës që lidhet si një fjongo me rrugicën e shtëpisë tënde, në këtë ditë kur Ti duhej të festoje ditëlindjen miku ynë i mirë Fatmir, s’di pse më trembën fjalët nga një gulc që më mblidhet në grykë,..

Më kujtohet sot një prej rrëfimeve të tua që nuk u realizua dot artistikisht dhe ngeli në letër,

Prag viti I ri në kohën e diktaturës. Banorët e një fshati në Mallakastër prisnin të ndahej mishi me racion për të festuar ndërrimin e vitit. Ishte data 28 Dhjetor. Në mbledhjen e kryesisë së kooperativës ishte vendosur që të therej një nga dy qetë që kishte Ziniu, (personazh si emër ky). Gjithë fshati e mori vesh që do të therej kau. Kaloi 28, kaloi edhe data 29 e 30 dhe ende në dyqanin e fshatit, nuk kishte mbërritur mishi. Të shqetësuar amvisat shkuan pranë stallës dhe gjetën atje qerrëtarin duke e mprehur kaun në qerre. Dhe kur pra, dy ditë para vitit të ri. Dhe Ti e përmbyllje bukur rrëfimin tënd. Duke imituar dhe zhurmën e qerres dhe thënien proverbiale të karrocierit.

“Ohuuuu, ky ka dhe tre rrugë me dru për të mbajtur pastaj të shohim për ta therur…”! Fatmir.! Qofsh i parajsës. Ti kishe dhe shumë rrugë për të bërë, me biçikletën tënde prej dore. Kishe për të takuar këto ditë miq, bashkëqytetarë, të panjohur ,që kishin nevojë të kalonin jo vetëm ndërrimin e viteve me humorin tënd.Por vdekja, të rrëmbeu, të bëri kurbanin e saj, në pragun e ndërrimit të viteve dhe nuk na la ne të uronim: “Edhe 100 Fatmir”!

E ndiej që Ti qesh me vdekjen dhe na thua “Ouuuu unë e di se sa po ofshan kjo vdekje! Ka ngelur e zhgënjyer prej meje. Unë I tregoj barcaleta, asaj i bie të fikët nga inati. Ndërsa unë ta dini miqtë e mi, Unë vijoj të qesh e qesh, si përherë”!

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania