6 June, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Nga Arben Dalmati: Plasi droga si në kohën e Hakiut dhe Saliut

by News Albania
19/07/2020
in Kronikë
0
35
VIEWS
Share on Facebook

Nga Arber DALMATI  –

Raportimet e fundit tregojnë se, përtej deklarimeve për pasjen nën kontroll të mbjelljes e trafikut të drogës, situata është shumë shqetësuese. Madje nuk e teprojmë aspak nëse themi se kemi një situatë, pak a e shumë, si tre vite më parë kur, ndërsa mbjellja e bimëve narkotike kishte përmbytur pothuajse gjithë territorin e vendit, qeveria dhe strukturat e saj policore e kryesuar nga i palaguri Haki Çako deklaronin ironikisht se gjithsa ishte shpifje. Derisa një ditë bomba plasi  dhe faktet që dolën sheshit treguan se brenda kupolës së Policisë së Shtetit ekzistonte një strukturë ekstra që bashkëpunonte me narkotrafikantët e pakapshëm, për të përfituar të ardhura ilegale etj.

Pasi Prokuroria u duk se nisi të lëvizë në drejtimin e duhur, me hapjen e ca proceseve që s’do të përfundinin kurrë, sot, katër vite më pas, konstatohet e njejta lojë, e zhvilluar nën sloganin e pasjes së gjëndjes nën kontroll të plotë. Kur në fakt, siç e përmendëm, gjithçka është vërtetë nën kontroll, por jo nga Policia që duam tashmë e drejtuar nga Ardi Veliu,, por nga segmentet e asaj që e kemi patur dhe që kurrë mos e dëshirofshim.

Shikoni panoramën më të fundit, që vjen përkundër deklarimit të pak më parshëm të Policisë që , sikurse thotë: “…Shpreh keqardhje lidhur me situatën e parandalimit e luftën kundër kultivimit të kanabisit”.

Deklarata e Policisë i adresohet një denoncimi të fundit të PD-së për rikthimin e kultivimit të kanabisit në të gjithjë territorin e vendit.

Gjë që i shtohet raportimit të zbulimit, dy ditë mjë parë, të një mjeti lundrues të transportit të narkotikëve, apo të lajmit se trafiku i drogës nga Shqipëria drejt Italisë kurrë nuk është ndalur.

Vijimësinë e kanabizimit dhe sundimin e narkotrafikantëve e konfrimoi pak më parë dhe gazetari investigativ i kronikës së zezë, Artan Hoxha.

Pasi dje Hoxha bëri një deklaratë ku zbërtheu skemën e funksionimit të narkotrafikut, sot raportoi drejtëpërdrejtë nga terreni, ku nëpërmjet një videoje jepte dhe pamjet e parcelave me bimë narkotike të konstatuar në një luginë rrëzë vargmalit Trebeshinë-Dhembel-Nemerçkë, pra në jug të vendit. Por Hoxha paralajmëroi se “në ditët në vazhdim do të sjellë një material të plotë në lidhje me kultivimin e kanabisit në vend, për të cilat Policia thotë se është duke kryer kontroll intensiv, me dron, në gjithë territorin”.

Pjesa më interesante në mesazhin e Hoxhës është dialogu i tij me Policinë e munguar, tekstin e të cilës po e sjellim më poshtë.

“Narcokulture 2020

Gjen mor gjen. Po te kerkosh, patjeter qe gjen.
Sigurisht, me qetesi e dashuri, ndryshe ndonje tufe me “qen stani”, te pret rrugen…
Po me pergatitje te larte psikologjiko-teknike dhe me nje variant te mire taktik, suksesi eshte nga ana jone
Hapi 1)-Fillimisht kapim lartesite, qe te ndihmojne si pika vrojtimi.
Hapi 2)-Identifikojme zonen e rrezikut dhe leshojme skifterin(dronin) nga ajri, me qellim lokalizojme objektivin dhe zbulojme sistemin e sigurise…
Hapi 3)-Sapo skifteri(droni) kap “gjahun” dhe na njofton se rojet u hutuan dhe leshuan sinjalin “po vijne te zinjte”(nofka per FNSH, Forcat e Nderhyrjes se Shpejte), leshohemi me vigjilence te larte drejt lugines…

Ne te vertete, drejt “livadhit” nuk po zbarkojne “te zinjte” e FNSH-se, per fat “te mire”, jane te “zinjte” e murrme
Vape behari, Permet-Kelcyre, lugina rreze vargmalit Trebeshine-Dhembel-Nemerçke..

Ne ditet ne vazhdim, nje material i plote, ne ABC NEËS, per sezonin e narcokultures 2020.
I vetmi sektor, qe jo veten nuk kerkoi page lufte nga paketat e ndihmes Rama-Ben Ahmetaj, por ka hapur me mijera vende pune dhe ka kryer investime serioze, mbase me te fuqishmet gjate ketij viti, ne Shqiperi…
Si ka thene komandanti:
“jo se nuk ka pune, por nuk kemi profesioniste”..
Ne rastin konkrete batuta eshte:
“Kur ka profesioniste, i gjejne pune vetes”…, shkruan gazetari investigativ i kronikës së zezë./

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Përfundon afati për kreun e SPAK/ Në garë 4 kandidatë (EMRAT)

Biznesmeni Pandeli Carapuli zyrtarisht nën hetim, SPAK i komunikon akuzën

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Nga Mentor Kikia: Disa sygjerime për “Revolucionin”!

05/06/2026

Athinë: Një letër e hapur e gazetarit Vladimir Selamaj zotit Adrian Daulle, Kryetar i Asamblesë së Diasporës Shqiptare-Greqi

05/06/2026

Lamtumirë, Heroi ynë!

05/06/2026
Përfundon afati për kreun e SPAK/ Në garë 4 kandidatë (EMRAT)

Biznesmeni Pandeli Carapuli zyrtarisht nën hetim, SPAK i komunikon akuzën

05/06/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In