11 December, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Opinion

Nga Anton Martini: “Fali o zot se nuk dinë çfarë bëjnë”!..

by News Albania
12/06/2021
in Opinion
0
Nga Anton Martini: “Fali o zot se nuk dinë çfarë bëjnë”!..
51
VIEWS
Share on Facebook

“Fali o Zot se nuk dinë çfarë bëjnë’’, Pas shkarkimit nga KPA, reagon Anton Martini: Dje shteti im më “pushkatoi”, beteja ligjore do të vazhdojë…

Nga:Anton Martini

Ish- Prokurori i Krimeve të Rënda, Anton Martini ka reaguar pas shkarkimit nga detyra nga KPA për problemet me pasurinë.

Në deklaratën e tij Martini thotë se ishte i përgatitur për këtë vendim pasi kishte të gjitha informacionet se po punohet fort në mënyrë të kamufluar kundër tij.

Teksa, shton ndonëse shteti i tij e “pushkatoi”, beteja e tij ligjore do të vazhdojë me shpresë që e drejta të vendoset në vend.

Ai nuk la pa falenderuar as kolegët e tij, të cilët gjatë 23 viteve të punës e kanë mbështetur dhe kanë luftuar së bashku që ky vend të bëhej sa më i sigurt.

Për më tepër ai ka zbuluar dhe një bisedë me një mikun e tij ku me ironi i është përgjigjur me shprehjen biblike “Fali o zot se nuk dinë çfarë bëjnë’’.

“Të dashur miq dhe bashkëpunëtorë të mi!Dje nuk ishte një ditë e mirë për mua dhe familjen time.

Padyshim, që isha i përgatitur edhe për këtë vendim, sepse kisha të gjithë të dhënat e nevojshme që po punohej fort dhe në menyrë të kamufluar kundër meje.Me këtë, nuk dua ta mbivlerësoj për asnjë moment veten time, më besoni.

Dje, shteti im më “pushkatoi” mua dhe familjen time, në mënyrë krejt të padrejtë e të pabesë,shtet për të cilin, prej 23 vitesh punova shumë shumë fort, duke u munduar te ruaj e të mos cënoj për asnjë moment besimin ndaj qytetareve të mi.Dje, faktori ndërkombëtar dështoi të monitorojë procesin kompleks ndaj meje, rol të cilin parlamentarët e vendit tim, j`ua besuan nëpërmjet dispozitave kushtetuese.Jam sigurisht i mërzitur nga vendimi i djeshëm, por pavarësisht kësaj, dua që sot, të falenderoj çdo mik dhe bashkëpunëtor timin, që kam pasur ndër vite, me të cilët kemi ndarë orët e gjata dhe netët pa gjumë, për të punuar që ky vend të behej më i sigurtë.Falenderoj nga zemra cdo qytetar që më ka mbështetur me fjalë e komente gjatë kësaj periudhe, të cilët kanë besuar te parimet që unë mbroj.Beteja ime ligjore do vazhdojë, me shpresë, që e drejta e cënuar, të vihet në vend.

Duke e përfunduar këtë përshendetje me plot emocion nga unë, dua ta mbyll me një pasazh nga një bashkëbisedim që pata mbrëmë në orët e vona, me një mikun tim të ardhur nga larg në shenjë solidariteti me familjen time në këto momente, i cili më pyeti; “këta që të kanë rënë në qafë ty dhe fëmijëve te tu, si mund t’i zëjë gjumi të qetë”? – e si përgjigje nga unë, mori një shprehje biblike e cila mu kujtua në çast; ” Fali o Zot se nuk dinë cfarë bëjnë”!”, thotë Martini.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

08/04/2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Adriana Kalaja, kandidate për Avokate e Popullit, letër të hapur Sali Berishës dhe deputetëve

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Adriana Kalaja, kandidate për Avokate e Popullit, letër të hapur Sali Berishës dhe deputetëve

11/12/2025

Athinë: Aristidh Kola ( Nderi Kombit) Edicioni i-rë në Kolegjin New Jork pas 25 vitesh të ndarjes nga jeta

10/12/2025

Aktorja e mirënjohur Mim Marjanaku: Fieri – Qyteti im i dashur i lindjes!

10/12/2025

Nga Ethem Lalaj: Ja pse Berisha duhet të dizenjohet politikani më negativ i vitit 2025 dhe jo vetëm!

10/12/2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In