Drejtori i Perkohshem i RTSH shendrrohet ne shqetesim Evropian
Anisa Muçaj
Mungesa e një Drejtori të Përgjithshëm të ri në Radio Televizionin Shqiptar dhe vazhdimi i punës me Drejtorin e përkohshëm, nuk është më vetëm një problem kombëtar por edhe Evropian.
Vetëm dje organizata e mirënjohur evropiane Safe Journalists Netëork i ka dërguar një letër ku shpreh shqetësimin e saj, të Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ), Unionit Evropian të Transmetuesve Publikë (EBU) dhe z. Oliver Varhelyi, Komisionerit të BE për Zgjerim në lidhje me situatën aktuale e cila ve në rrezik lirinë e medias në Shqipëri, thuhet në letër.
“Shprehim shqetësimin tonë se propozimet e Drejtorit të Përkohshëm (z.Martin Leka) për ndryshimin e strukturës organizative të RTSH janë në kundërshtim me mandatin e përkohshëm të drejtorit,” theksohet në letrën e Rrjetit për Sigurinë e Gazatarëve (SJN). “Dhe kjo periudhë tranzitore mund të cojë në abuzim me pushtetin dhe shpërfytyrim të funksionimit të RTSH, e cila mund të ketë impakt negativ mbi gjithë lirinë e medias në Shqipëri,” përfundon letra. Më herët Unioni I Gazetarëve Shqiptarë ishte organizata e pparë që reagoi ndaj problemeve të shumta në drejtimin dhe administrimin e RTSH.
Ndërkohë z. Martin Leka, Drejtori tranzicional i gjigandit mediatik shqiptar, I cili për gati dy dekada vegjeton në pozicionin e zv: drejtorit të përgjithshëm, ditët e fundit i ka shpeshtuar vizitat në paradhomën e Kryeministrit Rama në përpjekje që statusin e tij 15 vjecar si nën drejtor i RTSH ta lartësojë sipas ambicies së vet, në atë të Drejtorit të ri të Përgjithshëm. Ecejaket e zotit Leka në godinën e Kryeministrisë në fakt janë cënim I statusit të pavarësissë që duhet të ketë në pozicionin e tij edhe drejtuesi I RTSH edhe vetë institucioni që njihet ssi media publike. Edhe nëse do të duhet që për arsye institucionale të ketë kontakte, ato ddo të duhej të realizoheshin përmes Këshillit Drejtues. Vetëm ky instituccion apo kryetari I tij zoti Bungo, mund të kenë takime ndërinstitucionale për cështje të statusit appo ardhmërisë drejtuese të të RTSH.
Rrjeti për Sigurinë e Gazetarëve këtë ka parasysh kur flet në letrën e vet publike për impaktin negativ mbi lirinë e medias dhe sidomos autoritetin e medias publike në vend.