“Ikja” është “ëndrra” e shumicës së shqiptarëve sot dhe “ëndrra” e vetme e të rinjve tanë ….
Është e vetmja “ëndërr” që Rama po ua bën realitet duke u prerë fijet e shpresës për ëndrrën shqiptare …
Zbrazja e frikshme e shkollave është pasqyra e braktisjes së madhe dhe pa kthim të Shqipërisë. Përtej ngjyrave që mundohet t’i veshë ministrja e Arsimit fillimit të këtij viti shkollor, kudo ndihet zbrazëtia e klasave të përgjysmuara dhe ankthi i mësuesve për orët mësimore dhe për vendin e punës. Pasiguria e tyre përplaset në murin e pandjeshmërisë së atyre që kanë në dorë t’i zbusin pasojat e kësaj krize.
A zgjidhet ? Si zgjidhet ? E dinë shumë mirë se si dhe mund ta bëjnë.
Ulja e numrit mesatar të nxënësve për klasë është standard cilësie, por tani është edhe zgjidhje emergjente e imponuar për të ruajtur bukën e gojës së mësuesve.
E dinë, po nuk e bëjnë, sikurse nuk rrisin rrogat, pensionet, sikurse nuk ulin taksat, sikurse nuk ndalin rritjen e çmimeve etj etj.
Sepse janë të vendosur të vazhdojnë t’ia ngulin thikën në asht shqiptarëve thellë e më thellë 🥲
