ZBULOHET PIKTURA E RRALLË ME PAMJEN E SARAJEVE TË ALI PASHËS NË TEPELENË 📜
Në një nga publikimet historike të Ali Pashës shfaqet piktura e William Turner, diplomati anglez, i cili ka shoqëruar konsullin e Ambasadës Britanike në atë kohë për në Tepelenë. Aty ku gjendej Veziri Ali së bashku me shpurën e tij. Është fjala për vitin 1811, 2 – 4 shtator, ku diplomati në ditarin e tij, ndan disa nga ngjarjet, përjetimet dhe pamjet që ka përshkruar gjatë kohës së rrugëtimit dhe qëndrimit në pallatin e pashait.
Nga informacionet, ka të ngjarë që Aliut në njërin prej këtyre rasteve (vizita e Lord Byron dhe Hobhouse) ti jenë dorëzuar Letra Kredenciale nga Mbretëria e Bashkuar, ku në një farë mënyre shfaqet edhe rëndësia që ai i ka dhënë vendlindjes së tij Tepelenës, për ta njohur atë si “Kryeqytet” të zotërimeve të tij.