Kohë e humbjeve
Mbërriti kohë e humbjeve për mua,
Rrëmbime loti më ikin si hise,
Në thellësi të gjoksit një gërmim,
Hap hon e frymën shpeshtazi ma ze.
Lëviz në brigje ku ajri është i bollshëm,
Ku hapësira shton nën këmbë e mbi re,
Po mungojnë ata të pamunguar,
Që kanë zë e dritë, jo hap, mbi dhe.
Erdhi kjo kohë që fshehu kaq të mirë,
Nën dhe ku lulet dhe barin kanë mbulesë.
Gjallon në gjoksin tim të hontë çdo natë e ditë,
Një këngë – logatjeje që ajrin ka folezë.
Më zuri mot i humbjeve dhe mua,
Si lashtësisht ndërrim i jetëve me frymë.
Me retë dhe mjegullat kam punë dhe dua,
Të bëj sehir një shpirt e të mos humb fytyrë.