4 September, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Sociale

Nga Aleksandër Çipa: Edi Pesha, ishte qeshja jonë që shkeli gardhe të kohëve!..

by News Albania
25/12/2020
in Sociale
0
50
VIEWS
Share on Facebook

Edi Pesha, ishte qeshja jone qe shkeli gardhe te koheve…

Kjo eshte foto e fundit qe fiksuam se bashku. Nje te tille me pare e beme ne Pilur, ne Netet e Bejkes se Bardhe. Jane 40 vite miqesi dhe jete qe kaluam se bashku. Nje kohe e plote per pamje te pafundme komunikimesh, merzish dhe qeshjesh, kuptimesh dhe nenkuptimesh. Per dy dekada jetuam ne Gjirokastren tone dhe per dy te tjera nuk e nderpreme komunikimin si nje bregas dhe odrias, gjirokastrite.
Ti ishe Edi qe humorin e kishe me shume se per vete dhe vallen e doje sa per shume te tjere. Ti ishe Edi i shoqerise sone, qe na prisje me buzeqeshjen dhe fjaleqeshjen tende, dhe na percillje me batuten tende qe na shijonte sa nje humor me vlere te pareshtur.
Edi i dashur, ti ishe djale artisti dhe artist i perhershem qe na mesove se i tille mund te mbetesh edhe kur te ndryshon konstrukti fizik. Kater dite me pare ne Gjirokaster, shoku yne i rinise se pare, Ismail Zeko, me thirri dhe me tha a e ke marre vesh se Edin e kemi keq? U trondita edhe pse isha ne nje dite te madhe gezimi per vetveten ne raport me qytetin. Sa mberrita ne Tirane gjeta numrin e Maries, bijes tende dhe fola me doktor Ernestin. Mbreme ne komunikimet e tij me tha: Do te them neser!
….
Ketu nisi pikellimi per renien tende ne gjume, i dashur Edi. Po ndodhte si ne poezine e famshme te Vasil Kazinit. Neser kete elegji e kam te paheqshme nga mendja miku im i rinise dhe adoleshences sime. Do ta them me lot ne cep te syrit:
“Dheu po te kyç,
por fytyre e shquar,
para sysh e gjalle do me dale nga varri,
permbi varr do te ndizet e praruar,
ajo fytyre e qeshur, ngjyre ari”

Edi i dashur,
Te gjithe, keto ore, te permendin vleren dhe kontributin tend ne angazhimet tek administrata dhe nepunesia e Gjirokastres. Por une dhe djemte e viteve ’80 e me tej ne qytet do te te kujtojme talentin si djalosh i valleve dhe koreografise se qytetit. Me ty kam ne kujtesen time batutat dhe oret e dialogimit me Ismail Xhaferin dhe disa prej djemve te tjere gjirokastrite. Sot e mbylle frymen e fundit per te na lene ne kete moment pikellimi te ikjes dhe kalimit tend ne amshim. Na le ne mundimin e dhimbjes per ikjen tende. Ne nje kohe dhe moment kur Bota ka ankth te murtajes qe ty te mori dhe te ndali vallen e jetes tende si burre i qeshur dhe djale i pashem. Me shume se kurre po behemi me te ndjeshem i dashur Edi. Ti na le ne kete dite te kalendarit te shenjte, por jo me te shenjte!
Sepse i tille je ti, me teper se te mbeturit. Une kam nje lot ne cep te syrit si dhimbje per kohen e pakthim te ritakimit dhe qeshjes prej Edit, me Edin.
Ne ate gjume ku tashme ke rene, u shtofshin endrrat e tua te bukura dhe paste per ne me shume zgjim deshirash per te mbajtur qiririn tend te ndezur dhe me drite shpirti e dashurie, miku yne buzeqeshur! Qeshja jote i shkeli gardhet e koheve qe jetuam, sikunder drita qe tall kufijte dhe horizontet fizike.
Sonte nje qiri e kam ndezur per ty, Edi yne i paharruar. Eshte simbolike e drites qe ti e kishe aq te ndezur, ne qeshjen dhe miresine tende mes nesh.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania