Unë nuk dua të di më asnjë detaj për jetën e Aldi Ramës.
As se cfarë tatuazhi kishte, as fëmijë i kujt ishte, as cfarë bëri me të dashurën, as shenjën e tij të horoskopit, as foto me kë kishte…
Aldi MOSTRA që po na tregoni sot, nuk ishte MOSTËR.
Mostër është shteti, që pas krimit të tij në fëmijëri nuk diti ta riedukonte, sepse ne si shtet nuk kemi shërbim riedukimi, nuk kemi as shërbim prove, as shkollë mbështetëse, as zyrë rinie që të edukoj dhe integrojë fëmijët me probleme.
Mostër është shteti që një fëmijë me prindër të ndarë nuk e trajtonte financiarisht. Por e la të në rrugë ta gjente vetë zgjidhjen e ekonomisë… dhe ai e gjeti, rrugën më të shkurtër.
Mostër është shkolla që nuk e ka të vërtetë dhe funksional shërbimin e psikologut dhe as trajtimin kundër bullizmit.
Mostër është shteti që e njihte fëmijërinë problematike të Aldit, me pistoleta dhe hashash nëpër duar, fotografi dhe nuk reagonte.
Mostër është shteti që shikon cdo ditë në rrjete sociale të rinj që rrëmbehen, qëllohen, kërcënohen, shahen me listë pragu e nuk bën asgjë.
Mostër është shoqëria që mbështet, nuk reagon, përkrah cdo sjellje vandale.
Mostër është familja që nuk diti të edukojë këtë brez që po ikën për dhjamë qeni…
Mos më thoni që nuk e shikoni se cfarë po bëhet me rininë në rrjete sociale Tik-Tok e Instagram….
Se mua më rastis cdo ditë të shoh të rinj me armë, të rinj që rrihen e shahen, të rinj në garë se kush është më i forti.
Nuk e dini ju?
Të dashur prindër… shteti ynë me qëllim ose jo ka hequr dorë nga edukimi i këtij brezi. Shikoni shkollat që janë mbyllur dhe shikoni nivelin e shkollave që kanë mbetur hapur.
Filloni të edukoni ALDIN që keni në shtëpi.
Nuk është MOSTËR Aldi, që u rrit në rrugë me shembullin e Noizit, Stresit, Kozakut e Fabio Dushkut…. Mostra jemi ne.
Ndaj boll folët për fëmijën që gaboi rëndë dhe e pagoi me jetën e tij… por jo për fajin e tij… për fajin tonë.
Më falni shumë për guximin se ndoshta nuk më ka hije… por na keni çarë veshët dhe sytë (që yë mos bëhem harbute fare) me trajtimin intensiv të kësaj cëshje 2 ditë rradhë… do flisni dhe një ditë e pastaj do vazhdojë avazi.
Për kujtesë: pak më shumë se një vit parë një djalë 26 vjeç u vra me thikë në zemër në Vlorë .. nga një adoleshent problematik vetëm 16 vjeç.
Asnjë nga ju nuk u morr me këtë çështje.
Ajo që ndodhi pas kësaj ngjarje të rëndë për familjen dhe Vlorën… ishte që autorit iu krijuan kushte lehtësuese për të dalë nga burgu… Në Vlorë shërbimi i provës thuajse u shkri (sot ka një zyrë inegzistene me disa punonjës që marrin rrogën)
Në Vlorë qendra Rinore u mbyll…
Në Vlorë ka një psikolog për 1500 nxënës.
Në Vlorë janë dhjetra shkolla të mbyllura.
Boll me hipokrizi… se na keni pështirosur edhe veten duke lexuar e dëgjuar ju.
Shoqëri hipokrite…