Vetëm një lango përmend me mburrje se paskërka ndihmuar dy zonja në një moment të vështirë të jetës.
Secili nga ne, kush më pak dhe kush më shumë, është ndihmuar dhe ka ndihmuar dikë gjatë kthesave të jetës. I ruajmë në heshtje dhe me respekt këto momente, pa dalë me autopolant.
Por meqenëse Fania hapi lojën se i paskërka gjetur punë Linda Ramës, le ta thotë të vërtetën deri në fund.
Për shembull:
Pse nuk i paguan rreth 200 milionë lekë detyrime për dherat e gropave të ndërtimeve që ka dërguar tek landfilli i Tiranës?
Atë shtëpinë që reklamon i biri me vlerë 20 milionë euro, kush e ka lejuar ta ndërtosh pa leje në majë pallatit në Tiranë?
Kush po e lejon të mbajë godinën publike ku ka vendosur News 24 pasi i ka mbaruar kontrata?
Si e mori Konviktin e Shkollës së Gjuhëve të Huaja në Tiranë, duke e kthyer në universitet privat Luarasi?
Kush e lejoi të ndërtonte pa leje resortin “Prestige” në Golem dhe të zaptonte mbi 4 mijë m2 plazh publik?
Kush e ka lejuar në heshtje gjatë viteve të mos paguaje miliona euro detyrime tatimore?
Kush të ka lejuar të paguash gazetarët për vite me radhë me pagë minimale, kur paga e tyre reale është pesëfish më e lartë?
Kush të ka lejuar të mos paguash detyrimeve tatimore për aktivitetin e Birra Tirana dhe sigurimet shoqërore për punëtorët?
Apo liria e medias?!
Nuk kanë të sosur përfitimet e Fanes nga pasuritë dhe paratë publike.
I ka shkuar ajo ndërhyrje për një vend pune sa një buxhet ministrie.
Tani si është e vërteta?
Fillimisht Ilir Meta në vitet 2000, më pas Berisha 2005-2009, më tej Meta-Berisha në vitet 2009-2013, në vijim Meta-Rama në vitet 2003-2017 dhe në vijim Rama në vitet 2007-2021, kanë ndarë me Fanen para, interesa dhe pasuri publike.
Madje ka pasur një perceptim sikur Fania menaxhon pasuritë e Metës.
Në këmbim, Fania vendoste në shërbim të tyre llogoret mediatike.
Gjatë 2021-2022, Fania nisi t’i bënte presion Ballukut për t’u futur në pazaret me tenderat e rrugëve, ku në lojë janë koncensione me vlerë miliarda euro.
Këtu është një çark i mbyllur që përcëllon Fanen bashke me koburet e tij mediatike.
Duke e konsideruar të mirëqenë faktin se nuk duhet të paguajë detyrime tetimore, Fania iu lëshua me media krerëve të Tatimeve Ceno Klosi dhe Daganave Gent Gazheli.
Këtu Rama hodhi në lojë fadromat deri tek dinamiti i djeshëm. Fania thotë ‘obobo’ liria e medias.
Është një luftë e humbur e Fanes për plaçkë. Dhe çdo sherr mes palëve gjatë vjedhjes së pasurive publike, është e dobishme për publikun, ashtu siç është lufta mes bandave, ku me të drejtë Edi Rama ka thënë një fjalë me vend ‘hëngshin kokat e njëri-tjetrit’.