Brryli Broadway, Lolita, Shoqe Moza dhe Alergjiku, me stilin që i karakterizon, kanë mbajtur një qëndrim dinjitoz dhe serioz në interes të publikut për dosjen e Arben Ahmetajt dhe arratisjen e tij.
Një qëndrim në interes të publikut duhet t’a mbante edhe opozita politike në vend. Fatëkeqësish, në Shqipëri nuk kemi opozitë, por vetëm një kartel korrupsioni dhe pastrimi parash që lufton të shmangë fatin e Tigrit, që mban me marifete të errëta monopolin e opozitës, që përhap gënjeshtra dhe që paguhet nga oligarkët pranë pushtetit.
Një pseudo opozitë që nuk merret me faktin penal dhe kompromentimin e qeverisjes, por i përgjërohet Arben Ahmetaj të flasë për Ramën, duke e marrë në mbrojtje, devijuar debate dhe përhahur konspiracione ‘kush ia futi kujt’.
Ilir Meta me 5 dosje në SPAK, po aq flagrante sa të Arben Ahmetajt, hesht, pasi është ortak me Ahmetaj në interesa të fuqishme.
Sali Berisha e ka marrë në mbrojtje Ahmetajn pasi biznesmenët në aferat e Tigrit mbulojnë me para Shkëlzenin.
Lulzim Basha e ka gojën më lirë pasi mbi 100 biznesmenë që paguanin tek kunati i tij, tashmë gjysma e tyre paguajnë tek Shkëlzeni.