Gati 20 vite deputet i caktuar nga partia, pasi vetë nuk ka fituar asnjë garë elektorale, dhe kujtohet për zgjedhësit ditën që pritet t’i hiqet imuniteti nga arrestimi.
Arben Ahmetaj, edhe pse hajduti më i madh në vend pas Ilir Metës, ka të drejtë të mbrohet në çdo formë që e sheh të arsyeshme.
Por habitem me disa kolegë gazetarë, të cilët e relativizojnë korrupsionin e faktuar nga hetimi i SPAK. I konsiderojnë dy vila dhe 500 mijë euro apartamente korrupsioni, si të ishte një puro.
Jo, kolegë. Një familje të zakonshme shqiptare i duhen 40 vite punë për të blerë një apartament në periferi të Tiranës, të paktën jashtë Unazës së Vogël.
Tigri i siguron 2.5 milionë euro pasuri për disa muaj, duke përdorur pushtetin dhe plaçkitur pasuritë publike.
Dhe duhet theksuar se korrupsioni i faktuar nga SPAK është vetëm një episod. Këto ditë do të ‘plasë’ dosja ‘Buka’ ku janë tjetërsuar prona publike në mes të Tiranës, duke ngritur mbi to qendra tregtare.
Dhe për aferat me fondet e tërmetit dhe pandemisë nuk kanë nisur ende hetimet!