Shën Gjergji i Strumit, 1782, monument kulture
.
Të tjerët e krijojnë historinë, të mallkuarit e rrënojnë.
.
Kjo është kisha e Shën Gjergjit të Strumit, monument kulturë, me histori që daton në vitin 1782. Një kishë, që për dy shekuj e gjysmë i dhuron zonës së Strumit dhe Myzeqesë doza të zjarrta krishtërimi, identiteti historik dhe kulturor, i shpërndan temjan besimi dhe shprese, e bekon si ajazma me dashuri Krishti.
Nuk gjej fjalë ta përshkruaj rrënimin e saj, nuk gjej fjalë…nuk gjej fjalë…
E kryqëzuar si Jezu Krishti nën rrënim!
Një kishë, që ruan ende bukurinë, nën copra muresh të mbetura aty këtu, nën copëra afreskesh të rëna përdhe me data plot histori shqiptare e të sajdisura aq mrekullisht nga Çetirët e famshëm, në kryqe që kullojnë lagështirë nën rrënoja, në absida të shenjta të gjymtuara, me dyer të kyçura e tavanë të shqyer…
Të tjerët e krijojnë historinë mu në mes të qytetit, ne e kemi në lëndina, në kopshte, në maja bregoresh, ku na i kanë ngritur të parët tanë dashuri të zjarrtë të krishteresh, si vetë Myzeqeja, dhe nuk dimë ta ruajmë, t’i trashëgojmë!

Foto: Adriana Mile( gazetare -Fier)














