HISTORIA E LENI SHYTËRMESË, FEMRËS SË PARË DËSHMORE E ATDHEUT PAS LUFTËS II BOTËRORE
Leni Shytërmeja u vra aksidentalisht gjatë hapjes së fortifikimeve ushtarake, në fshatin Kryegjatë, kur ishte vecse 19 vjec, në 11 gusht 1967.
53 vjet më parë Leni Shytërmeja, një vajzë nga fshati Grecalli e Fierit nuk ishte më shumë se 19 vjece. Zoti i kish fal me te dyja duart gjithë bukurinë e asaj moshe, dhe shpejtësinë e dritës.
Ishte dashur vetëm një thirrje e Atdheut në atë kohë për ndërtimin e fortifikimeve ushtarake, që Leni të fluturonte në krye të të rinjve vullnetarë në fshatin Kryegjatë të Radostinës Fier.
Ishte 11 gusht 1967. Dita sapo kishte marrë për mbasdite, diku aty rreth orës 14. Leni së bashku me skuadrën e saj prej 6 vetash, nuk u ul si gjithë të rinjtë e tjerë në pushimin e drekës. Vazhdonte të punonte në gërmimin e tunelit me qëllim që të merrnin flamurin e skuadrës. Por një masiv i madh dheu e përpiu.
“Leni ishte me karrocë në dorë kur u shemb një pjesë e tunelit. Ajo u kthye nga ana tjerët e tunelit për të dalë, por edhe ajo pjesë u shemb me shpejtësi rrufeje, duke e fundosur plotësisht Lenin. Të gjithë shokët e skuadrës dolën me shpejtësi nga tuneli. Njëra prej tyre, Lena Calamëni, i drejtoi dorën për ta tërhequr, por Lenin e pengoi karroca e dorës. Sekondat ikën aq shpejt në ato momente, saqë masivi i dheut u shkëput rrufeshëm duke e përpirë Lenin 19 vjecare, pa mundur të dalë si shokët e skuadrës” – tregon shoku e saj e skuadrës Thoma Gaqi Hila. “Qamë me lotë të gjithë për Lenin. Ishte shumë e re, e bukur dhe aq e dashur. Na u duk sikur dheu i shembur na mori një pjesë të shpirtit tonë.”
Ajo u përcoll si heroinë vërtetë! E gjithë rinia shqiptare e asaj kohe u shkul drejt fshatit Grecalli (sot në Njësinë Administrative Qendër, Bashkia Fier), aty ku jetonte nëna Vitë, nëna që kishte lindur fëmijë të mrekullueshëm, edhe Lenën e bukur si drita! Tre ditë pas vdekjes, nëna Vita e zëvendësoi Lenin në aksion me vajzën më të vogël, Luçin.
Leni u dekorua nga Presidiumi i Kuvendit Popullor dhe për të u ngrit lapidar në vendin e ngjarjes dhe u vlerësua si femra e parë dëshmore mbas Luftës II Botërore, ndërsa Çeta e Pionierit të shkolles së Grecallisë mori emrin e saj.
53 vjet më pas. Në kërkim të një lapidari dhe një nderimi të harruar.
Rruga që të con në vendin ku u vra Leni Shytërmeja, shkon përmes fshatit Radostinë. Aty ku përfundon e përpjeta, në kryqëzim të tri shtigjeve, duhet të marrësh në të majtë dhe të ndjekësh një rrugicë që të conë pranë fortifikimeve ushtarake. Rreth 100 metra më tutje ndodhet një lapidar i madh guri i bardhë, vendosur në grykën e tunelit që 53 vite më parë i mori frymën Lenit. Qëndrojnë të dy pranë njëri tjetërit, si një dëshmi e një historie të dhimbshme që tronditi dikur gjithë rininë shqiptare, por edhe Fierin, Radostinën, Kryegjatën, Shqipërinë. Lapidari i dikurshëm nuk ekziston, e prishën kush e di se kush!! Lapidari i ri është ringritur nga familjarët e Lenit!
Nëse pyet banorët se ku është vendi ku ndodhet lapidari i…., ta ndërpresin fjalën menjëherë dhe e vazhdojnë vetë fjalinë: “Lapidari i Leni Shytërmesë? Vazhdo drejtë dhe kthe majtas. Lenin dhe historinë e saj e njohin të gjithë në fshatin Radostinë dhe Kryegjatë. Madje e përdorin dhe si pikë referimi “tek lapidari i Leni Shytërmese”.
Tek i dëgjoj që e përmendin aq natyrshëm, aq familjarisht emrin e Lenit, tezes time, shpirti më mbushet plot e do të dalë nga vendi. E thonë plot dashuri dhe buzëqeshje e duket sikur ata jetojnë me të, me historinë e saj e janë më me aq fat sesa unë. Sikur ata janë familjarët e saj.
Të përpjetës takon gjithmonë barinj. E tregojnë vendin ku ndodhet lapidari gjithë dashuri, sikur ajo të jetë gjallë diku aty lartë.
E dëgjoja bariun teksa na tregonte ku me gisht e ku me trup atë histori të hershme, të paharrueshme të Lenit, histori me të cilën ata jetojnë cdo ditë, sikur ta kishin cupën e fshatit të tyre.
Tuneli qëndronte i mbuluar me barishte, I ftohte si akulli edhe pse të piqte vapa e gushtit dhe i heshtur si vdekja. Bëra ca hapa drejt tij. Të dridhëronte hija e Lenit 19 vjecare aty brenda tij, të paralizonte historia e harruar! Qëndrova ca minuta aty e pastaj mora mbrapsht!
Shpirti tentonte përsëri të dilte. U largova nga erdha, si përherë me një revoltë që kurrë nuk doli nga goja: Lenit as një lapidar nuk i bën, një titull nderi nuk i dhanë edhe pse ishte dëshmorja e parë femër pas Luftës së Dytë Botërore.
Për gati dy muaj dhe përsëri do të jetë përvjetori i rënies së saj në krye të detyrës. Ajo do të mbesë gjithmonë, Leni Shytërmeja aksionistja 19 vjecare, që fluturoi në brendësi të fortifikimeve ushtarake, sepse aty e thirri Atdheu.
Por fatkeqëisht me një lapidar që ia bën të afërmit e saj, pas një pritjeje të gjatë lënduese. Vetëm 4 vite më parë, Leni Shytërmeja mori titullin “Nderi i Qarkut Fier”.
.
DËSHMIA DRITHËRUESE E NJË BASHKË AKSIONISTI TË LENI SHYTËRMESË PËR DITËN E VRASJES SË SAJ AKSIDENTALE NË FORTIFIKIMET USHTRAKE TË KRYEGJATËS
“…Shumë dhimbje, Sa shume lotë…
- Kush eshte ajo vajza?
- Cila?
- Ajo vajza e bukur me gërshet.
Ajo eshte kushërira ime, Leni Shytërmeja. Bukuria e saj u terhiqte vemendjen atyre qe s’e njihnin. Trupin e saj të hedhur dhe të zhdervjellët, si nje shtojzovalle, e kishte dhurate nga nene Vita, syte e vetullat e zeza trashëgim nga babi Kici. Floket si kornize rrethonin fytyren e bukur, me baluket e prera shkurt mbi vetulla dhe me gërshetin e trashë, përherë gjysmë të thurur, të kapur përfundi me kapse. Nje buzeqeshje e çiltër i buronte nga shpirti. Thjeshtësia, respekti dhe dashuria per njerëzit dhe punën ishin pronë e karakterit te saj.
Kur shkoj nga fshati, shikoj rrugen dhe rrugicat, vendet ku luanim dhe mësonim. .. aty ku rendën vitet tona të vegjëlisë dhe rinisë. Vite të varfëra, por plot vlera, vrulle dhe endrra qe mund t’i realizonim një ditë, sigurisht brenda asaj kornize të sistemit. Por jeta u tregua e pa drejtë me ty, Leni…ajo ta nderpreu endrrën ate ditë Gushti…Kanë kaluar 50 vite nga ajo ditë, por ajo as është larguar, as është zbehur nga kujtesa ime. Sa herë i trokas asaj. ..shpirti me ligështohet, dhimbja ma shtrëgon zemrën dhe lotët m’i njomin sytë…Lot që djegin shumë…
E premte qe edhe ajo ditë e 11 gushtit e 1967… Kishim 10 ditë në aksion duke bërë gryka tunelesh te kodra e Radostinës, përballë pyllit me lisa të fshatit Kryegjatë. Leni punonte te tuneli i pare, une te tuneli tjeter paralel.
U dha sinjali i pushimit per dreke dhe per te kaluar zhegu i mesdites. U takova me Lenin tek rrugica qe te conte te fushimi. - Kam mbledhjen e shtabit, s’e besoj se vonohem. Më prit të hamë bashkë drekën, – më tha.
.
Mbas takimit: - Na kritikuan, se jemi pak mbrapa me punimet. Kemi 3 dite qe kemi germuar anë e perqark një mase te madhe dheu, por nuk po bie.
Rreth ores 14.oo, të 11 gushtit 1967, 15 aksionistë po vraponin drejt tunelit ku punonte Leni. Shkova atje, por Lenin nuk e pashe me shoket e skuadres. Shoqja e skuadres L. C., duke qarë drejtoi doren drejt pirgut me dhe… Ajo mase e madhe dheu kishte rene papritur dhe Lenin, qe kishte nje karrocë dore perpara, e pengoi te dilte …e zuri nen vehte…
Duke patur frike se e lendonim, plisat dhe dherat ia larguam vetem me duar. Me nje makine qe ndodhi aty e nisem drejt spitalit te Fierit. Dy kushërirave u thashe te me prisnin ketu, se do shkoj te vë ne dijeni tezen ne Kryegjatë, ku Leni flinte.
U mundova qe para teze Uranise te tregohesha sa me i qetë… - Lenit i ranë ca dhera përsipër dhe nuk vjen sonte.
Me nje veshtrim zhbirues dhe hakërrues ajo më pyeti: - Mos i ka ndodhur gjë e rëndë…?
Zeri dhe lotet me tradhetuan…
-Nuk e di, e nisen ne spital… Dhe u largova duke degjuar perplasjen e pëllëmbëve të teze Urës dhe fjalet “e zeza une vajza”…
Kishte rene errësira dhe ishin ndezur dritat kur arritem te porta e spitalit me Letën, Arsin dhe L.C.
Nje grua dezhurn na pyeti: - Ku do shkoni?
-Para 4-5 oresh ka ardhur nje aksioniste…
-Po ate e cuan ne shtepi… Dhe beri nje shenje me dore. Vajzat klithen duke qare. Instikti dominoi mbi arsyen time dhe godita me pellembe L . C, duke i thene:
-Nuk eshte e vertetë. Leni nuk ka vdekur…
I kthyem kurrizin gruas dezhurn, e cila po murmuriste…”une thashë…jo..po..”.Dhe u nisëm drejt shtepisë me shpresën se Lenin do ta gjenim gjallë….por shpresa na u shua , kur iu afruam shtepisë dhe dëgjuam te qarat…
U futem tek dhoma e tejmbushur….dhjetra veshtrime me sy te perlotur u drejtuan nga ne.
Edhe nene Vita, duke drejtuar duart nga fytyra e Lenit, dicka donte te na thoshte … por nuk mundi se i ra te fiket….
M’u kujtua ligjerimi i nene Vites ate dite morti…
“Hiq rrobat e vajzerise, Leni nenes, oi oiii
Vish rrobat e nuserise, bije e nenes oiii
Vellon permbi ball ma ver. …
Nena nuse te te nxjerrë….”
Sa shume njerez, sa shume dhimbje, sa shume lot pati ate dite. Sa u nis kortezhi i gjate, nje shi i imet filloi, por nuk zgjati shume. Na la te kuptonim se edhe Zotit i erdhi keq per Lenin dhe ai derdhi lot.
Mbasi iu lutën nena Vites qe te pushonte pak, pushtetari i kohes nder te tjera tha: “Presidiumi i Kuvendit Popullor shpall Leni Shytërmeja Deshmore e Atdheut…Dhimbjen ta kthejme ne force.”
Krismat e armeve te skuadres se pushkatareve mbyllen cermonine mortore të asaj dite.
Cfare paradoksi!!….
Nje dite me pare perpiqeshim qe me thonj e duar ta nxirnim nga dheu, sot ta mbulonim me dhe…”Ikja jote aq e beftë, aq dhe e pa besueshme na tronditi te gjitheve, Leni.
Por ti nuk ke vdekur…Vdesin ata qe harrohen.
Ti ngelesh per ne, vajza 19-vjecare, e pa harruar dhe gjithmonë e kujtuar…
(DËSHMI E KOZMA SHYTËRMEJA, ISH BASHK AKSIONIST ME LENIN)