Sot dita nisi trishtueshëm.
Ashtu si qielli derdhte rrëketë e shiut, familja, të afërmit dhe miqtë i jepnin lamtumirën nën lot një njeriu të rrallë.
Atij që me praninë e tij të zhurmshme pērcillte vetëm mirësi dhe dashuri.
Atij që nuk do të hapë më derën e shtëpisë ku e presin bashkëshortja dhe fëmijët.
Atij më që nuk do të ngjitet më në studion e stadiumit për të komentuar ndedhjet si vetëm ai dinte.
Atij që nuk do ja dëgjojmē më zërin e kumbueshëm që mbyste dhe brohorimën e tifozave.
Dhe shumë në këtë jetë dhe more vetëm dashurinē dhe vlerësimin e familjes, të afërmve dhe miqve që nuk do të harrojnē dot.
Dhe shumë dhe me vete more vetëm ato kufjet që i doje aq shumë.
Vendi yt do jetë gjithmonë në tribumë.
Vendi yt do jetë në çdo studio kur flitet për futboll dhe sport.
Vendin tënd nuk e mbush dot njeri.
Ndeshjet nuk do jenë njësoj pa ty.
Do na mungojë zëri dhe komenti yt brilant.
Lamtumirë i pakrahasueshmi Kosta Grillo.
La mtumirë mik, vlla.
Të qoftë dheu i lehtë.
Do shihemi një ditë!..
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)