Pse u mundua aq shumë mbrëmë znj. Yuri Kim të gënjentë dhe mashtronte opinionin publik?
E kam shprehur edhe dje se dalja e znj. Kim (ishte veshur fiks si Vejusha e Zezë), mbrëmë është bërë më urdhër të Ramës (me pëlqimin edhe të Bashës) për të shfokusuar vëmëndjen e publikut nga afera korruptive dhe dhuna që u ushtrua dje ndaj protestueve – banorë në rrugën “5 Maji”.
Ajo që znj. Kim u përpoq në raport me manipulimin e publikut sipas meje ishte ne tre pika kryesore:
I- Lidhur me provat e që disponon DASH (sipas Kim edhe institucione të tjera) për shpalljen e Dr. Berishës “Non Grata”;
II- Lidhur me pamundësinë që ka heqja e “Non Grata” nga DASH;
III- Lidhur me investimet amerikane në Shqipëri.
Ti marim me rradhë:
I- Lidhur me provat e që disponon DASH (sipas Kim edhe institucione të tjera) për shpalljen e Dr. Berishës “Non Grata”:
Në kufinjtë e një nervozizmi jo të hijshëm dhe etik për një diplomate (në fakt është rasti “Berisha” që asaj i është refuzuar titulli “ambasadore” që në shtator të vitit që sapo lamë pas), znj. Kim disa herë ngulmoi me fjalët:
- “Nuk ndodh ashtu. Nuk ndodh ashtu. Nuk ndodh ashtu. Ne i kemi provat por këto nuk do të depozitohen askund.”.
Po si ndodh moj z. Kim se procedurat gjyqësore, qoftë ato civile dhe qoftë ato penale e përcaktojnë kuptimin e “provës” si determinant në dënimin që i bëhet të dyshuarit/të akuzuarit apo në zgjidhjen e një konflikti civil?
Kështu veprohet në çdo vend ku Sistemi i Drejtësisë është i pavarur dhe se, ambasadorja qoftë e vendit më të madh në botë, nuk mund të hyjë si në shtëpinë e vet nëpër Gjykata apo Prokurori të Posaçme.
Aq më pak të na servirë fotot neveritëse me Gjyqtarë apo prokurorë, si karshillëk ndaj opinionit publik.
Edhe në Gala filmash, me Kryetarin e Bashkisë që ka me dhjetra dosje në SPAK, por që duhej ta mbronte edhe dje nga diskretitimi në sytë e opinionit për dhunën e ushtruar sepse aty do vidhen miliona Euro.
E gjitha kjo edhe në respektim të Konventës së Vjenës.
Nëse znj. Kim pretendon se nuk jeton në botën e hipotezave port ë fakteve (sipas deklarimit të saj), PROVA është fakt.
Madje fakt i pakundërshtushëm.
Sepse tallja me publikun i tejkalon kufinjtë e një personi të përgjegjshëm, kur shprehet më fjali që kundërshtojnë njëra tjetrën: - Kemi prova por nuk i bëjmë publike;
- Këto prova nuk do i çojmë askund;
- Nuk e kemi detyruar Bashën për vendimin;
- Nëse do zgjidhni Berishën do hani bar;
- Nuk kam informacion për provat e Non Grata;
- Informacionin për Non Grata ja kemi bër publike Bashës;
E shumë fjali të kësaj natyre të cilat neës do i analizosh nga pikpamja e humorit do ja kalonin edhe atij “kinez”.
Të kthehemi te provat.
Në një process gjyqësor, palët ndërgjygjëse mbartin mbi vete të drejta dhe detyrime.
Edhe i akuzuari që ka kryer një krim shumë të rëndë.
Nëse të akuzuarit, i mohohet e drejta për tu njohur me provën, procesi quhet me Kushtetutë dhe me dispozita ligjore si “proces jo i rregullt ligjor”.
Në të gjithë botën demokratike.
Sepse provat janë njoftimet mbi faktet e rrethanat që lidhen me veprën penale, që merren prej burimeve të parashikuara në ligjin procedural penal, në përputhje me rregullat e caktuara prej tij dhe që shërbejnë për të vërtetuar kryerjen ose jo të veprës penale, pasojat e ardhura prej saj, fajësinë ose pafajësinë e të pandehurit dhe shkallën e përgjegjësisë së tij.
Po kështu edhe në një proces civil.
Dhe çmuarjen tyre, e bën GJYKATA.
Askush tjetër.
As ambasada.
As Dalina.
Sipas dispozitave ligjore, çmuarja e provave është përcaktimi i vërtetësisë dhe fuqisë provuese të tyre. Çdo provë i nënshtrohet shqyrtimit dhe nuk ka vlerë të paracaktuar.
Pra është Gjykata që i çmon provat sipas bindjes së formuar pas shqyrtimit të tyre në tërësi. Ekzistenca e një fakti nuk mund të nxirret nga indicjet përveçse kur këto janë të rëndësishme, të sakta dhe në përputhje me njëra-tjetrën.
Dhe në këtë kontekst, nëse Gjykata DETYRON palët, qoftë edhe Organin e Akuzës, për paraqitjen e një apo disa provave, palët thjesht janë të detyruar të zbatojnë vendimin e ndërmjetëm të saj dhe të parqesin provat.
Mos paraqitja e tyre çfarë tregon?
Se ato prova NUK EKZISTOJNË.
Në këtë kuadër, nuk është e drejtë e Blinken të paraqesë prova nëse atë ja kërkon Gjykata e Parisit.
Është DETYRIM ligjor që shoqërohet me sanksione nëse nuk e respekton.
Ndaj, nëse znj. Kim nuk ka dijeni për këto prova, është më mirë të heshti sesi dhe kur ato do kërkohen nga Gjykata e parisit janë jashtë të gjithë kompetencave të saj.
Edhe të Blinken.
Edhe të Escobar.
Bazuar në sjelljen e palëve ndaj vendimeve detyruese të Gjykatës, kjo e fundit krijon bindjen lidhur me vendimin përfundimtar, vendim i cili në mungesë të PROVAVE, dihet se kujt i takon.
Për këtë arsye, z. Berisha zgjodhi një gjykatë asnjanjëse.
Për të siguruar “një proces të rregullt ligjor”, si parakusht i të drejtave dhe lirive themeltare të njeriut, garantuar me Kushtetutë.
Edhe me Kushtetutën e znj. Kim.
Nga ana tjetër, edhe para se të jepet vendimi i Gjykatës, megjithë genjeshtrat e detyruara të znj. Kim, opinion publik e dallon qartë se mbi çprova u mos vendimi i Non Grata. Sepse kemi që në 19 maj që i presim. Na thanë se do i bëjmë publike kur erdhi sefte Escobar. Pastaj na u tha se i kanë parë Basha, Bardhi dhe Tabaku. Pastaj do i sjellë kur të vi Escobar para Kuvendit (ky lajm u përforcua se do arrestohej edhe dr. Berisha bazuar në këto prova). Në fakt unë e kuptoj se bash aka rreth vetes jurist të paaftë por as ambasada e SHBA nuk mund të pajtojë një avokat të zotin? T
i thot dikush znj. Kim se edhe sikur të sajojnë prova, është parashkruar vëpra penale që lidhet me korrupsionin e kryer nga z. Berisha.
Ju kaloi koha duke u marë më drogën dhe harruat “korrupsionin” meqënëse e keni shqetësim të madh.
II- Lidhur me pamundësinë që ka heqja e “Non Grata” nga DASH;
Duke qënë se u zgjata shumë në pikën I-, të gjithë i dimë rastet kur DASH ka hequr masat “Non Grata” në Europë dhe në Botë por nuk është ky thelbi pse znj. Kim nguli këmbë në këtë pikë.
Urdhërat i janë dhëë që znj. Kim të dekurajojë sa më shumë nga mbështetësit e dr. Berishës, plan i cili qartësisht pas 9 shtatorit i ka dështuar.
Edhe kur u kërcënuam më bar.
Edhe me viza.
Pse?
Se Shqiponja nuk bëhet kollaj sorrë.
As anasjelltas.
III- Lidhur me investimet amerikane në Shqipëri.
Edhe në lidhje me investimet amerikane, znj. Kim tha gënjeshtra shuë të mëdha. Lidhur me kompaninë Bechtel, të gjithë jemi në dijeni të faktit se kjo kompani është prezente prej vitesh në Shqipëri dhe që ne e njohim ndryshe si ndërtuese e rrugës Durrës- Kukës, investim për të cilin Lulzim Basha është proceduar edhe penalisht, por që fatmirsisht Arben Kraja vendosi të mos bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë.
E para, kjo kompani nuk do sjellë ndonjë dobi për ekonominë shqiptare pasi nuk do investojë as capital dhe as mjete monetare në vendin tonë;
E dyta, përsa kohë që ajo është angazhuar të sigurojë një kredi prej 500 milon Euro në bankat amerikane lidhur me këtë investim, do ketë pasoja negative për qytetarët shqipatë.
E treta, edhe në nënshkrimin e kësaj marëveshje (ashtu si rëndom pas 2013) janë shkelur të gjitha procedurat e prokurimit, dhe mbi të gjitha ato të tenderit ndërkombëtar.
Kush është kompania tjetër që përmendi znj. Kim?
Kompania “Exxon Mobil”, është kompania që do të bëjë furnizimin me gaz të lëngëshëm, gaz i cili do të vijë me kontenier nga SHBA.
Nisur nga investimi më i madh i bërë nga qeveria Berisha për gazsjellësin “TAP”, a nuk ka më leverdi ekonomike që furnizimin me gaz ta bëjmë në Vlorë dhe në Fier përpara se ta marim me kontenier nga SHBA?
Në këto kushte, ky investim i promovuar nga znj. Kim jo vetëm që nuk ka ndikim pozitiv në ekonominë e vendit por ka efekt të kundërt pasi:
- Shtohen kostot e furnizimit nga një vend i largët si SHBA në krahasim me një tubacion që kalon në Shqipëri;
- Shteti Shqiptar do të blejë energjinë që do të prodhohet nga termocentrali përmes një çmimi të fiksuar duke rënduar buxhetin e OSHEE;
- Kompanitë do jenë të detyruara të ndërtojnë dhe terminalin e gazit, me qëllim për të bërë furnizimin nga kontenierët;
- Vënia në punë e TEC-it llogaritur bashkë me ndërtimin e tubacioneve i rëndon Buxhetit të Shtetit, gjysmën e shpenzimeve sesa ajo e rregullimeve nga kompania amerikane (56 milion Euro në krahasim me 120 milion Euro);
- Kompanitë nuk marrin risk për tregtimin vetë të energjisë në treg të lirë.
Nisur nga fakti se procedurat e tenderimit jo vetëm që nuk janë bërë publike por janë anashkaluar ato sipas dispozitave ligjore në të dy rastet (ashtu si dhe ato në Portin e Ri të Durrësit), nuk kemi parë asnjë reagim qoftë të Dhomës Amerikane të Tregtisë qoftë edhe te Dhomave shqiptare te cilat janë të lidhura me biznesin shqiptar, duke dëmtuar rëndë klimën e biznesit në vendin tonë.
Mbaj mend se për ato dyqanet Duty Free në Aeroportin e Rinasit, u angazhua vetë ambasada amerikane, ndërsa në investime me kaq miliona Euro apo USD shohim vetëm heshtje.
Ne si popull themi një fjalë se: “Shoqëria e keqe të prish”, por znj. Kim jo vetëm e kaq. E kanë nxjerrë qesharake fare në sytë e publikut sa që edhe me meme konkuron Spiropalin, Gridën dhe Tabakun & CO.
Në vënd që të na amerikanzionte znj. Kim politikanet tona, shkoi dhe u spiropallizua dhe gridarizua si balonë tabake.
Ups se harrova. A ja dha vizën Bashës znj. Kim? Atë amerikane se atë vizën tjetër po e shikojmë çdo ditë që po e mer me Ramën. Kam hallin se mmezi po e pret Esco bari.