Po Lulzim Basha dhe gjithë Lolot e tij, a kanë përfituar nga mega afera e inceneratorëve?
Më tërhoqi vëmëndjen një shkrim i sotëm i CNA.al lidhur me përfitimet e mikut të Edvinit të Kristaqit, Baton Haxhiu me pagesat korruptive të inceneratorëve, foto 1.
Në fakt, unë disponoj prova dhe dokumente se Baton Haxhiu alias PR i vuÇIÇI-t, është mik i afërt i Lulzim Bashës alias Kunati i Erion Isufit.
Sipas fotos 2, në krah të Lylit të Kunatit shihni lehtësisht atë që i organizon takimet, deklaratat e “kuvendet” nga Pallati i Kongreseve e deri te Pallati i Sporteve dhe, që quhet Agest Kopellaj, alias Desada me pantallona i Kunatit të Lylit.
Besoj fort se edhe takimin e fshehtë të apartamenti i Desadës së Kunatit, me Taulant Ballën, Agesti ose Desada me pantallona e ka organizuar, se ndryshe nuk kishte pse fshihej si struc Lulzimi te automjeti i AMA-s të Desadës.
Tani ku qëndron lidhja do pyesni ju dhe Brrylsat qe “mezi” presin statuset me prova që unë i “kopjoj”?
Ashtu siç u shpreha më lart, në dokumentin në foton 2, në emër të “ofruesit të shërbimeve” të Batonit të Edvinit dhe Lulzimit ka firmosur Besa Kopellaj, alias bashkëshortja e Agestit, që lehtësisht mund ta dalloni te foto 3 (fb i përfaqësueses ligjore të Baton Haxhiut).
Besoj se komentet janë të tepërta, por një formë financimi te 9 kompanitë e Kunatit tē Lulzimit (foto 4-5), alias shefit të Desadës, janë dhe paratë nga inceneratorët e Grupit të Strukturuar Kriminal të drejtuar nga dyshja Rama – Veliaj.
Nuk keni harruar as administratorin e Kunatit (dhe shumë punonjës), që me prova e kam paraqitur se ka qënë “rastësisht” edhe i kompanisë që do ndërtonte Yaht Marinën te Porti Durrësit. 😉
Besoj e mbani mend Batonin sesi tregonte për kafen që i kishte “pjek” vetë nikoqirja Lulzim në shtëpinë e këtij të fundit por, ajo që desha të pyes unë është se ku ishte Aurela ndërkohë që bashkëshorti bënte anvisën?
Mbase ka qenë e zënë me muhabetet dhe pazaret e ëmbla të Batonit kundër Opozitës dhe liderit të saj z. Sali Berisha.
Nuk ka faj Aurela dhe Kunati i Lylit.
Ka “muhabet” të ëmbël Batoni, se vetëm nga inceneratori i Tiranës (që nuk ekziston), mer 4,400 Euro në muaj.
Kjo do të thotë të shpërblehesh për gjithë lodhjen nëpër banaqet televizive dhe jo vetëm, kundër Demokracisë, Pluralizmit, Opozitës dhe z. Sali Berisha.
Mbase ka ardhë koha me i “qa hallin” lodhjes së Batonit do thonin tironsit. 😉
Upsssss se desh harrova.
Shpërndajeni sipas dëshirës se media e regjimit do i bëjë bllok.