Kjo deklaratë e ambasadores në detyrë, Yuri Kim është vepër penale, sipas parashikimeve të nenit 245/1 të Kodit Penal, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj zyrtarëve që ushtrojnë një funksione publike”.
Po kështu, nenet 41 dhe 42 të Konventës së Vjenës, e parashikojnë këtë veprim, si ndërhyrje në punët e brëndshme të një shteti SOVRAN.
Ajo që më shqetëson më shumë, është se nuk ka një reagim konkret, në respektim të Kushtetutës, nga të gjithë aktorët vendas duke përfshirë ata të Pozitës dhe Opozitës dhe, sidomos gazetarë apo analistë të medias.
Duke ju bashkuar disa zërave sporadikë, unë gjithmonë kam ngritur shqetësimin se përveç se deklarata të tilla janë ndërhyrje në punët e brëndshme, janë qartazi dhe vepër penale.
Nisur nga fakti se unë dua më shumë Shqipërinë se SHBA, me njohjet dhe përpjekjet e mia minimaliste, i kam adresuar pranë DASH dhe jo vetëm të gjitha këto veprime, që sipas meje janë veprime të pastra korruptive.
Unë nuk mund të besoj dhe të pranoj se shoqja Yuri Kim, pasi kalon fundjavën me ministra të kallëzuar në SPAK për korrupsion, ka vullnetin t’i kërkojë prokurorëve të Organit të Akuzës më të lartë në vend, tek shkon për t’i takuar edhe 4 herë brënda 10 ditësh, që këta të fundit të arrestojnë ministrat, që pse jo paguajnë dhe fundjavat e shtrenjta të mikes tyre ambasadore (në ditët e fundit të qëndrimit).
Sepse, Senati dhe DASH kanë miratuar disa dispozita ligjore që përcaktojnë se dhuratat mbi 20 USD do duhen të deklarohen, por nuk është ky qëllimi i statusit tim.
Unë nuk pranoj dot sesi ambasadorja në detyrë Yuri Kim, në mënyrë të paturpshme dhe të pamoralshme, urdhëron ligjënësit që në atë sallë kanë shkuar me votën tonë.
Po kështu, rasti Turqisë na mësoi se kur je i vendosur të mbrosh sovranitetin e vëndit tënd, sado i vogël të jesh dhe sado i madh të jetë vendi që përfaqëson ambasadori/ja, e drejta është gjithmonë me ty.
Më kujtohet ekzaltimi gati patetik gjatë këtyre ditëve, ndaj veprimit shumë të drejtë të shtetit turk, po aq dhe i tërheqjes së veprimeve të ndërhyrjes në punët e brëndshme të ambasadave të ndryshme përfshirë dhe atë të SHBA-së, i të njëjtëve individëve të pafytyrë dhe paintegritet, tek na sulmuan me lloj lloj akuzash, pse që guxuam te denonconim dhe kallëzonim ambasadorin Soreca, lidhur me një vizitë të fshehtë, në Gjykatë Kushtetuese, ditën që gjykohej çeshtja lidhur me Teatrin Kombëtar.
Kush ishte baza ligjore që ne vunë në denoncim dhe në kallëzim?
I njëjti me atë të përdorur në Turqi.
Neni 41 dhe 42 i Koncentës së Vjenës.
Sepse ne i kërkuam Ministres për Punët e Jashtme dhe Europën, Olta Xhaçka shpalljen “Non Grata” të ambasadorit Soreca ku, jo vetëm nuk morëm përgjigje por, me komplekse të theksuara inferioriteti dhe dobësie, si të gjitha ministreshat e Ramës, doli të na lavdëronte këtë abuzues me ligjin dhe jo vetëm.
Çfarë ndryshon me rastin turk?
Asgje.
Madje veprimet e ambasadorëve në detyrë Kim dhe Soreca janë edhe më të rënda nga pikpamja e Kodit Penal.
Mund të ma thotë dikush se çfarë lidhje ka ambasadorja Yuri Kim dhe ambasadori Soreca, të dy në detyrë, të hyjnë nëpër gjykata apo prokurori?
A do kishte heshtje më të turpshme dhe qasje më të madhe inferioriteti në çdo vend sovran, se ajo që kur mediat u mbushën me fotot e shoqes Kim me trupën gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe atë të prokurorëve të SPAK?
Ndërkohë që nuk guxon të japë përgjigje se pse:
Institucionet Shtetërore nuk EKZEKUTOJNË VENDIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE lidhur me TEATRIN KOMBËTAR?
A mund të ndodhë në një vënd europian që ambasadorja e SHBA, të shkojë sa herë ja kërkon Kryeministri apo Kryetari i Bashkisë, të takohet me Kryetarin e Prokurorisë më të rëndësishme në vend?
Po bazën ligjore që e lejon një gjë të tillë, a mund të ma japë dikush?
Dhe çfarë thotë shoqja Kim pas takimit?
“Fola me drejtuesin e SPAK….. në lidhje më çështjet pranë kësaj prourorie. Ligji është i barabartë për të gjithe sado i pasur të jesh dhe sadi funksion të lartë të jesh…… dhe se së shpejti do ketë arrestime në nivele të larta”.
Po mirë SPAK-ut, shoqja Kim do i tregojë atë që shkruhet me gërma të mëdha dhe se është preambola e drejtësisë se:
LIGJI ËSHTË NJË DHE I BARABARTË PËR TË GJITHË?
Po informacionin, që është detyrim ligjor për ruajtjen e sekretit hetimor, në lidhje me arrestimet e bujshme si e jep z. Kraja?
Nuk i bëri përshtypje shoqes Kim parakalimi në tapetin e kuq bashkë me z. Kraja, në një festë organizuar nga zyrtari që ka me dhjetra dosje në SPAK?
Apo puthja neveritëse e dorës nga organizatori, ja errësoi dhe shikimin?
Nga ana tjetër, precedenti “Berisha”, është rasti mē i mirë, që tregoi sesi mbrojtja e sovranitetit të vendit dhe integritetit shoqëror, është një e drejtë e pamohueshme.
Fakti që disa nuk e njohin sovranitetin si koncept dhe nuk kanë lidhje me integritetin shoqëror, nuk duhet të na ndalojë ne të tjerëve për të luftuar për këto parime të garantuara me Kushtetutë.
Unë e bëj çdo ditë.
Dhe do vazhdoj ta bëj sepse, unë kam një pasuri të madhe që fiton mbj çdo gjë dhe që kundërshtarët e mi nuk e kanë.
Unë jam e LIRË.
Dhe kështu e lirë do kontriboj për vendin tim.
Se me lirinë time garantoj se si Kim (ashtu dhe Soreca) do përgjigjet për gjithë abuzimet e bëra në vendin tim dhe tuajin miqtë e mi.
Dhe kontributi im modest, është çuarja përpara drejtësisë e kujdo që abuzon me të drejtat e mia kushtetuese dhe që punon kundër interesave të Kombit tim.
Shumë shpejt.
Deri atëhere, duhet të jemi bashkë për t’i treguar vendin kujdo, pavarësisht nga vjen dhe kë përfaqëson.
Duhet të jemi bashkë që ambasadorja në detyrë Yuri Kim, të shkojë para drejtësisë që ka “ngritur” vetë dhe që ushtron ndikim të paligjshëm.
Ps: Gojët e liga thonë se në Përmet, shoqen Kim shoqja ministre dhe shoqja Kaz(h)ani, e paskan çuar te njëra që sheh filxhan. Fallxhorja i paska thënë bej qef dhe këto ditë, se të kanë prerë një biletë me shumë tranzite. Te vëndi nga ke origjinën e të parëve. Korenë e Jugut.