Çfarë e shqetëson kaq shumë ambasadoren Kim që ngeli në dyert e SPAK?
U takua me kreun e SPAK më datë 8 shtator dhe takohet sërish sot.
Dy takime brënda 5 ditësh.
Si gjithmonë, tema e takimit “Reforma në Drejtësi”, a asnjë objekt konkret.
Pse kjo mostransparencë për publikun?
SPAK është institucion shtetēror dhe i pavarur.
Si mundet drejtuesi i SPAK, Arben Kraja të presë ambasadoren e “papunë” sa herë ja kërkon kjo e fundit?
Një shprehje popullore thotë se: “Miku jep urdhëra dhe vendos kur i zoti shtēpisê ja lejon dhe nuk është i zoti ta bëjë vetë një gjë të tillë”.
Ç’hall e ka zënë përfaqësuesen e DASH që më shumë se e paturshme, po shfaqet qesharake?
Mē duket si ai mashkulli që ngelu te dera e vajzës që e refuzon sistematikisht.
Nuk e di Arben Kraja preambulën e drejtësisë se:”Ligji është një dhe i barabartë për të gjithë” që duhet t’ja kujtojë ambasadorja Kim se arrestimet nuk do kursejnë asnjē sado i pasur që të jesh?
A jemi përpara shkeljes se pavarësisë së pushtetit gjyqësor?
Po nenet e Konventës së Vjenës a po shkelen nga ambasadoeja që i duket SPAK, si paradhoma e zyrës?
A po del sekreti hetimor në kundërshtim me dispizitat ligjore?
Se ndryshe, nga e di ambasadorja Kim që do të ketë arrestime të atyre me shumë para dhe pushtet?
Apo janë forma presioni ndaj politikanëve dhe zyrtarëve të lartë?
Mosv ēshtë kërkesa e Presidentit për informacion para se të dekretojë kabinetin qeverisës Rama 3?
Se ne e dimë të gjithë që ky kabinet është krijimtari e artistes ambasadore.
Apo dikujt do t”i thotë: Unë e bëra timen.
Ashtu siç e dimë që dhe kërkesën për mosdekretim të ministrave të kallëzuar e bënë Qëndrestarët e Aleancës, megjithëse patronazhisyët majtas e djathtas nënqeshën bazuar në humorin kinez të punëdhënësve të tyre politikanë.
Edhe “elita” e gazetarëve të zyrave të shtypit pranë politikanëve aleatë të ambadadores Kim, megjithëse e neverisin humorin kinez.
Por me urdhër qeshin e qajnë kur ja kërkon shefi.
Mbase……..dhe po i kērkon arrestmin më shpejt të disa politikanëve me peshë për të zbehur çështjen “Berisha”?
Bën mirë të paktën të informojë Lulzim Bashën.
Ja vlen për miqësinë që ka.
Nuk i dihet asnjëherë.
Ps: Sa lodhet deri në SPAK ambasadorja Kim, ka më afër Don Agaçin.