11 December, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Opinion

Nga Adriana Kalaja: A nuk ishte më tolerante policia e Hekuran Isait në vitin 1990?!..

by News Albania
14/12/2020
in Opinion
0
37
VIEWS
Share on Facebook

Shoh para dyerve të komisiariateve apo drejtorive të Policisë së Shtetit, qindra – mijra familjarë të cilët nuk kanë asnjë informacion për fëmijët e tyre të ndaluar nga forcat policore, shumë prej tyre minorenë.
Për shkak të profesionit përdora fjalën “ndalim” por ajo që çfarë kemi parë, qindra të rinj janë rrëmbyer dhunshëm, në shumicën e rasteve edhe civilë apo pa numër identifikimi.
Në fakt, jeni ju prindër që qani sot trotuareve pranë apo përballë komisiariateve, shkaktarët e vërtetë që fëmijët tuaj sot, janë në kthetrat e banditëve të veshur me uniformë policie.
Pse e them këtë?
Sepse duartrokitët instalimin e diktaturës dhe fëmijëve tuaj nuk i dhatë asnjë alternativë.
Sepse në shesh duhet të ishit ju, por frustimi i vendit të punës apo paga qesharake, ju ka bërë që ti përvidheni protestave me justifikimin “ç’punë kam unë?”.
Menduat se rregullimi i kushteve brënda katër mureve të shtëpisë, do t’i pengonte fëmijët tuaj të shihnin sesi po i shkatërrohej e ardhmja dita ditës.
Po ndodhi e kundërta.
Ata panë atë që o ju nuk e patë ose ju nuk deshët ta shihnit.
Dhe e panë fare qartë.
Panë sesi ju e latë në mes betejën tuaj të rrëzimit të sistemit diktatorial.
Panë sesi shumë prej jush, shërbeu verbërisht që ajo betejë të mos fitohej kurrë.
Panë sesi disa prej jush u investuan shumë për ata që “rrëzuat” në 1990, të ktheheshin më të fuqishëm se kurrë në 2013, me bijtë e tyre.
Ata panë sesi ju me devotshmèrinë tuaj, të bënit që fèmijët t’ua kalonin edhe etërve të tyre.
Ata panë sesi krekoseshit ju, kur rilindasit mbushën burgjet si sot me fëmijët tuaj, me ata që nuk kishin mundësi të pagonin dritat, se Lideri juaj “po bënte shtet”.
Ata panë sesi kur protestuan si në 2016 për Ligjin “Për Arsimin Parauniversitar”, ashtu dhe në 2018 për tarifat dhe jo vetëm, ju i latë vetëm.
Ata panë sesi i mashtroi Lideri juaj në dhjetor të 2018, sepse ju pa ju tek i bënit presion të ndërprisnin protestën dhe, bashkë me gjelin dhe bakllavanë e vitit të Ri 2019, i dhatë me vete dështimin e asaj proteste madhështore.
Ata panë sesi çdo ditë jo vetëm nuk hapeshin vende pune por, edhe ato që ishin, mbylleshin sistematikisht me anë të ligjeve korruptive që bëheshin vetëm për grupin afër Liderit.
Ata panë sesi, ju ngritët mitin e shefit të korruptuar të tipit “bir kurve”, aq i zoti sa nuk e zë askush.
Ata panë sesi, kur banorët e Unazës se Re mbronin vatrën e fëmijëve të tyre, ju i quanit “zaptues”.
Ata ju panë sesi, juve nuk ju prishej gjumi kur pushteti kriminal nxirrte fëmijët në orën 4 të mëngjesit nga shtëpia e tyre, me gazin lotsjellës të ish ministrit Lleshaj.
Ata ju panë sesi ju, e ndoqët si një lajm të zakonshëm në televizionet e shitura, kur kriminelët në orën 4 të mëngjesit, orë e përshtatshme për hajdutët, filluan prishjen e Teatrit Kombëtar me artistë dhe aktivistë brënda si dhe artistët u shoqëruan me pranga nè komisiariat, ndërkohë që drejtori Ardi Veliu bënte taksixhiun e mafiozëve.
Ata panë sesi kur dhunohej një djalë 15 vjeçar nga 5 policë se kishte dalë jashtë fashës orare, ju besuat Ardi Veliun që gjeti shkak edukatën e nënës së djalit dhe që më pas bleu heshtjen e saj ashtu, si dhe heshtjen tuaj.
Ata panë tek masturboheshit kur kllouni i Bashkisë Tiranë mbillte pemë apo ndizte dritat e pemës te sheshi Skëndërbej, pa u thelluar se ato lekë ishin taksat tuaja dhe jo pensioni i mamit të Kryetarit.
Ata panë shumë.
Dhe kur plumbi doli gryka e pistoletës së vrasësit shtet, ata nuk pritën më.
Nuk pritën t’ju shihnin tek ndiqnit lajmet për viktimën i cili kishte patur pistoletë në momentin që ishte qëlluar.
Nuk pritën t’ju shihnin të duartrokisnit Policinë e Shtetit tek manipulonte provat.
Nuk pritën t’ju shihnin sesi do besonit për të mijtën herë se polici nuk ka faj asnjeherë por, viktima ishte me precedent penal.
Nuk pritën t’ju shihnit sesi do justifikonit pushtetin vrasës, pasi të dëgjonit mediet lavatriçe të propagandës se ai ishte i sëmurë.
Dhe nuk pritën lejen tuaj.
Morën në dorë fatet e jetëve të tyre.
Dhe dolën në ato sheshe që ju i latë bosh.
Dhe kërkuan liri demokraci.
Dhe kërkuan poshtë komunizmi.
Dhe kërkuan poshtë diktatura.
A nuk ishin të njëjtat kërkesa me ato qe ju bënit në 1990?
Dhe u rrahën, u dhunuan, u lagën me ujë, u dogjën me gaz lotsjellës dhe u rrëmbyen nga banditët e pushtetit.
Por ata nuk u tërhoqën.
Çdo ditë e më të fortë.
A nuk ishte me tolerante policia e Hekuran Isait në vitin 1990?
Çfarë prisni që i lini fëmijët vetëm?
Sepse ata gurë që ata hidhnin ndaj policisë, janë gurë të hedhur edhe ndaj jush.
Ju jeni shkaktarët që banditët tërheqin zvarrë fëmijët tuaj, edhe kur protestojnë paqësisht.
Ndaj, sa jeni në kohë, mbroni fëmijët tuaj.
Dhe fëmijët nuk mbrohen duke ndejtur para komisiariateve.
Si mund t’i vijë keq atij që i dhunoi dhe mori zvarrë fëmijët tuaj, që mund t’i vijë keq tek ju sheh të qaheni dyerve të policisë?
Mund të ketë keqardhje për fëmijët tuaj ai që ka mohuar fëmijën e tij?
Ndaj vetëm ju e keni në dorë të mbroni dhe shpëtoni fèmijët tuaj.
Prandaj, Prindër mbushni sheshet.
Vetëm kështu do ti mbroni realisht ato.
Vetëm kështu mbroni të ardhmen e tyre.
Vetëm kështu nuk do ketë Klodianë të tjerë.

Ps: Nuk i lutet xhelatit të të falë jetën. Duhet rrëmbyer hanxhari dhe vrarë (jo fizikisht) xhelati.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

08/04/2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Adriana Kalaja, kandidate për Avokate e Popullit, letër të hapur Sali Berishës dhe deputetëve

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Adriana Kalaja, kandidate për Avokate e Popullit, letër të hapur Sali Berishës dhe deputetëve

11/12/2025

Athinë: Aristidh Kola ( Nderi Kombit) Edicioni i-rë në Kolegjin New Jork pas 25 vitesh të ndarjes nga jeta

10/12/2025

Aktorja e mirënjohur Mim Marjanaku: Fieri – Qyteti im i dashur i lindjes!

10/12/2025

Nga Ethem Lalaj: Ja pse Berisha duhet të dizenjohet politikani më negativ i vitit 2025 dhe jo vetëm!

10/12/2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In