NJË GJYSËM CIGARE
Një gjysëm cigare e hedhur pertokë
Teksa digjet, hi e tym bëhet ngadalë
Ndërsa unë, ende kujtoj dorën e ngrohtë
Ende kujtoj me mall, të ëmblat fjalë.
Cigarja e hedhur në gjysëm, fillon e shuhet
Ashtu siç u shua dhe zjarri i dashurisë…
Më vijnë në mëndje, fjalët me aromë dhe lulet Por ja që paska qenë, vetëm iluzion i lumturisë.
Sepse dashuria iku, ashtu siç vyshket një lule Vetëm fjalë të bukura dhe shumë lot.
Teksa kujtoj ditët, me dhembshuri përkulem,
të marr gjysmën e cigares, qe kishin hedhur pertokë…!