ARTISTË
Ne jemi të gjithë artistë,
Ne, dimë të pikturojmë buzëqeshjen tonë
Ne dimë të pikturojmë dhimbjen tonë
Ne dimë të pikturojmë lotët, gëzimin,
lumturinë tonë…
Ne dimë t’i fshehim plagët tona
dimë t’i qepim me buzëqeshje,
si gjithmonë.
Jemi të zotë,
njerëzit bien në kurthet tona,
por nuk mund të kuptojmë
buzëqeshja e kujt është e vërtetë
e kujt e shtirë.
Ne u vëmë maskë ndjenjave tona,
të vërtetat nuk i shfaqim kurrë.
Presim që bota të na i njohë,
Pa i njohur dot as ne vetë.
Mos mendo se e njeh dikë mirë
vetëm se njeh ndoshta pak prej tij.
Mund të biesh në kurth,
Mund të jetë artist
Si ne që di t’i pikturojë buzëqeshjen,
dhimbjen, lotët, gëzimin, lumturinë.
Kujdes,
edhe ai si ne mund të jetë
Artist…
©️ADELINA PALI
@highlight

