Nga Vladimir Muçaj: ( OPINION)
Lëpirja, një mënyrë solidariteti femëror me drejtoreshën e RTSH-së/ Ilda Lumani dhe Kozeta Kurti i thurin lavde, Aurora Polo-s!
Jo rastësisht, Ilda Lumani një gazetare mediokre zgjodhi ditën e gruas, 8-Marsin për t’iu lëpirë drejtoreshës së komanduar të RTSH-së, Aurora Pole. Pasi sipas saj kjo e fundit qëndron mbi shumë gra të tjera që janë modele abuzuese.
Si për t’i mbushur mëndjen publikut se ato c’ka shkruajnë mediat on-line për paaftësinë dhe abuzimet e znj.Polo, në një shkrim të publikuar në revistën e saj, znj.Ilda na zbulon 7 fakte që i ka parë ajo dhe askush tjetër, përvec disa lëpirësve të tjerë si znj. Ilda që kanë përfituar projekte në mënyrë abuzive nga zonja drejtoreshë, “model suksesi”.
Sipas Ildës, kjo drejtoresha “paska hapur dyert për gazetarët, autorët, për idetë projektet”.
E ka bërë ekranin të freskëtn na thotë! Jo po e ka botoksuar!
Për kë gazetarë, autorë apo ide e ka fjalën zonja Ilda?!
Për veten si autore, për drejtuesen e emisionit të saj, apo ndonjë tjetër si vetja!
Sa për informacion, ashtu sic e pranon dhe vetë, Ilda është autore e emisionit të pasdites në RTSH, “Miqtë e Pasdites”
Në shkrimin për drejtoreshën e RTSH, ku me një narrativë të detajuar për veten e saj, sa dhe aktori, Fuat Boci kur fliste për Belulin do ta kishte zili, Ilda na tregon dhe momentin kur ka marrë ftesën nga drejtoresha për të realizuar një emisionin në RTSH.
Me sa duket zonja Ilda, nuk e di që projektet në RTSH nuk realizohen me ftesa nga drejtuesit, por duhet të konkurosh me një projekt të detajtur ku marrin pjesë dhe autorë të tjerë pas shpalljes që ky institucion bën në varësi të programacionit. Dhe se përpara se ta firmos kjo drejtoresha e zonja, duhet të kaloj në disa faza përzgjedhëse deri në atë përfundimtare.
Kështu e dashur Ilda nuk po e ndihmon drejtoreshën më këtë lëpirje që po i bën, por po e nxjerr zbuluar me abuzimet që bëhen në atë institucion. Pasi nuk mund të merret drejtoresha me ftesa personale.Ka ca kritere që duhet të zbatohen në atë institucion. E aq më shumë nuk jeni ju ndonjë personalitet që mund të bëni mrekulli për ti rikthyer shkëlqimin RTSH-së.
As zonja Polo nuk ka ndonjë ndryshim nga ata që kanë drejtuar RTSH-në! Kanë abuzuar dhe po vazhdojnë të abuzojnë duke miratuar projekte edhe në mungesë të Këshillit Drejtues.
Sa për atë emisionin tënd ku ti je autore, më duhet të them se është vetëm një pacavure, si nga përmbajtja dhe atë që ke zgjedhur për ta drejtuar, zonjushën Benaida Nishani, një analfabete funksionale që nuk kupton ato që ti I shkruan, le pastaj se sa bukur e flet shqipen, duket sikur po bën lloqe me gratë e lagjes. Nuk po flas për temat që trajton.
Mos harrojmë dhe marketingun që bën në emisionet e tua me të ftuarat, që është një tjetër shkelje me të dya këmbët.
Po për sa kohë do drejtoj zonja Polo, vazhdo e dashur Ilda Bëj dhe ti lekë sic kanë bërë shumë të tjerë, e mos u mundo të lartësosh një drejtoreshë që ndihet inferiore dhe e pazonja të drejtoj një institucion që dikur ishte elitë.
Një tjetër lëpirje e pështirë, drejtoreshës I vjen edhe nga një tjetër lëpirëse si Kozeta Kurti. Edhe këtë cuditërisht si zonjën Ilda na e paska ftuar znj. Polo për të realizuar një projekt për meritat e saj të vecanta, si shumë e zonja për vjedhur fonde, sic vidhte dikur parfumet apo kremrat në qendrat tregtare në Itali. Nga një hajdute ordinere tashmë ka kaluar në një hajdute me klas.
Në rastë të tilla, e dashur Ilda dhe Kozeta, do bënit mirë të heshtnit se sa të lëpiheni kaq shëmtut, se nuk ia ngrini vlerat zonjës Polo, por e bëni gati për ta hedhur në rrugë.
Nuk po merem me ato lëpirëset e tjera, vartëse të zonjës Polo, të cilat vraponin të vendosnin status shkrimin e Ildës.
Po i mirëkuptoj se disave u duhet të mbajnë dhe vendin e punës



