Media online Newsalbania.al në një atmosferë festive ka festuar një vjetorin e themelimit ditën e djeshme. Merrnin pjesë gazetarë dhe miq të Portalit nga Elbasani, Fieri, Vlora, Gjirokastra, Tirana. Ne fjalen e tij administratori Vladimir Muçaj bëri një rezyme të punës një vjeçare të Portalit ku u vleresuan me çertifikata mirenjohje nga administratori Muçaj dhe drejtori organizativ Leonard Gaçaj disa prej stafit te kesaj media të re. Ne kete ceremoni folen dhe vleresuan me nota pozitive punen e deritanishme te Newsalbania.al. Kreu i Uniononit te Gazetareve Shqiptare Aleksander Çipa foli me superlative per ecurine profesionale te Portalit per periudhen nje vjeçare. Pershendeten dhe uruan Gazetari i mirenjohur Engjell Serjani, Kryetar i Unionit te Gazetareve Qarku Elbasan Besim Dybeli si dhe gazetaret vlonjate Afrovita Hysi dhe Egla Ymeri. Gazetarja e mirënjohur dhe administratorja e medias online Newsboom.al Anila Basha ne fjalen e saj pershendetese theksoi midis te tjerave se Newsalbania.al eshte ne ‘rruge’ te mbarë. Gazetari dhe njeherazi administratori i medias online Newsalbania.al përshendeti dhe falenderoi koleget pjesmarres ne kete pervjetor. I gjithe aktiviteti kaloi ne nje atmosfere shume miqesore. ( 20 Maj 2021)














