Stafi i Portalit Newsalbania.al dhe Unioni i Gazetarëve në Qarkun Fier dënon me forcë sulmin primitiv dhe burracak ndaj Gjergj Zefit të Portalit “Pamflet”! si një demostrim frike dhe urrejtje ndaj fjalës dhe të vërtetës, si një strategji me vulën e dështimit të pashmangshëm! Ftojmë kolegët të nxjerrin kokën nga rëra e koniukturave të momentit, teorisë ‘larg b*thës sime’ dhe komplekseve të cekëta, duke reaguar. Vonesa e një reagimi të tillë është një vetgoditje fatale!
Nesër mund të keni ju fatin e Gjergj Zefit ose nga frika e këtij fati do të mbyllni gojën, duke zgjedhur një jetë të mjerë dhe nën zgjedhë.
Jemi shumë më të fortë nga sa mendojmë prandaj i gjithë komuniteti i gazetarëve dhe shumë shoqata të cilat “lëvrijnë” në vend kane shancit me këtë rast të tregojnë në cilin krahë janë e veprojnë! I bëjmë thirrje të gjitha organeve ligjzbatuese të zgjohen nga gjumi për të ndëshkuar ligjërisht autorin(autorët) e këtij sulmi banditesk ndaj medias!