11 November, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Lajme

Nesër nis aventura ime me Shqipërinë, Maran para ndeshjes në Ligën e Kombeve: Kemi një repart me probleme, Asllani dhe Shehu… 

by News Albania
25/09/2026
in Lajme, Sport
0
Nesër nis aventura ime me Shqipërinë, Maran para ndeshjes në Ligën e Kombeve: Kemi një repart me probleme, Asllani dhe Shehu… 
25
VIEWS
Share on Facebook

Trajneri Rolando Maran po flet para ndeshjes Shqipëri-Bjellorusi. Ky takim është rezervuar më 26 shtator(nesër) në Grupin 1 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Para raundit të parë, trajneri italian po thotë fjalën e tij në konferencë për shtyp. Për të është sfida e parë zyrtare në stolin kuqezi.

“Bjellorusia dhe taktika ndaj tyre? Bjellorusia ka treguar se është skuadër kompakte e fortë, po bën një rrugëtim të mirë dhe kemi shumë respekt për këtë skuadër, këtij ekipi që do zbresë në fushë. Por përtej kësaj, ndalem këtu, se jam mësuar të përqendrohem te ekipi im që është përgatitur në mënyrë fantastike. Kam parë dëshirën për të punuar dhe për të gjetur stimujt e duhur përtej kundërshtarit, për mua kjo është gjëja më e rëndësishme, që të përqendroheshim te cilësitë tona. Cilësinë tonë të karakterit e kam parë, kam parë sy të ndryshëm, kam parë dëshirë për të bërë, për të provuar e gabuar, por për të gabuar në aspektin që të mund të përmirësohemi. Për mua janë këto kushtet e duhura për të përballuar këtë ndeshje ndaj një skuadre që respektojmë shumë.

Formacioni dhe dyshimet? Po, nesër nis me të vërtetë aventura ime si trajner i Shqipërisë, është emocioni që të jep krenari, të bën të japësh më shumë, e kjo më stimulon më shumë. Idetë janë të qarta, kemi pasur ndonjë problem fizik, më është dashur të lë pushim lojtarët sidomos në një repart që kemi pasur mungesa. Por kush do të shkojë në fushë, do të shkojë për të bërë një ndeshje të mirë.

E vërtetë që disa nga lojtarët nuk kanë pasur mundësinë që të stërviten vazhdimisht. Nga mungesa, kemi provuar gjëra të reja dhe kam marrë disa përgjigje shumë të mira. Asllani dhe Shehu do të jenë të dy në stërvitje sot. Mbrëmjen e sotme do kem hapësira për të zgjedhur rrugën e duhur. Kanë qenë ditë impenjative, por që më kanë dhënë përgjigje shumë të mira. Dhe nëse disa lojtarë nuk do kenë mundësi të luajnë 90 minuta, kjo na jep mundësinë për të zgjedhur dhe për të zbritur në fushë një skuadër që është e gatshme për të luftuar dhe për të bërë më të mirën.

Balliu nuk u zëvendësua? Në fakt nuk jam i shqetësuar. Kemi lojtarë të tjerë për mënyrën si dua ta interpretoj lojën. Është Sina, varet çfarë do kërkoj. Ismajli ka luajtur si mbrojtës i djathtë dhe besoj do kemi zgjedhje.

Lojtarët? Padyshim tani i njoh më shumë. Kam fatin që kisha, përveç grumbullimit të parë, edhe këto muaj për t’i parë direkt apo për ti parë me video. Padyshim për mua është ndryshe tani, tani kam ide më të qartë, edhe pse i njihja më përpara, por duke u thelluar. Janë lojtarë të cilëve u kam njohur disa karakteristika që nuk i njihja në detaj. Pastaj lojtarët ndryshojnë në momente të sezonit, ka lojtarë që po vuajnë apo janë në ngritje. Unë duhet të jem i vëmendshëm, nuk është vlerësim përfundimtar por edhe i momentit me klubet e tyre apo edhe me ne. Të them emra është e vështirë, jam munduar të thërras ata që janë në gjendje të mirë, apo më të përshtatshmit. Në disa role jemi pak në vështirësi, por kjo është zgjedhja ime, edhe pas shumë pune  të bërë.

Ndryshim skeme gjatë ndeshjes? Bjellorusia po vjen nga një periudhë e mirë, ka bërë rezultat në 6 ndeshje radhazi e do të thotë diçka. Për ne duhet të jetë stimul, përtej respektit ndaj kundërshtarit që duhet të çojmë nivelin e vendosmërisë dhe gjatë ndeshjes ka më shumë solucione dhe kam fatin që mund të zgjedh në bazë të lojtarëve e zgjidhjeve që kam në mendje. Ne kemi punuar në më shumë se një gjë për të përballuar momentet e ndeshjes. Shpesh ka ndeshje brenda ndeshjes dhe duhet të jemi të aftë t’i interpretojmë e ne jemi përgatitur për këtë.

Lojtarë bjellorus? Nuk më kujtohen emrat. Kam vënë re që janë persona shumë punëtorë dhe fizikisht shumë të aftë, janë gjithmonë në krye të punës.

Qëllimi ynë është të bëjmë ndeshjen më të mirë të mundshme dhe të mos humbasim ekuilibrin. Nuk ka rëndësi të kesh gjithmonë topin në posedim, por çfarë bëjmë në momentin që e kemi topin dhe nëse e humbasim, si e interpretojmë lojën. Ka ndeshje brenda ndeshjes. Nga ndeshjet e muajit qershor, kemi marrë disa mësime sa i përket mënyrës si kemi reaguar kur kemi humbur topin. Rezultati jo gjithmonë përcaktohet nga detaje të tilla, por fokusi është të bëjmë ndeshjen më të mirë nesër.

Sigurisht që gjatë një ndeshje do të ketë vështirësi, por duhet të jemi të fortë, me kurajo dhe koshientë mbi të gjitha për punën që kemi bërë. Dhe atë ta interpretojmë në fushë”, tha trajneri.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania