Nëse PS humbet, a do të arratiset “Tigri” i landfilleve si në vitin 2005, pas hetimit për vjedhjen e 50 milionë USD me “Hermes”?
Para 15 vitesh, ia zhdukën dosjen Rama-Meta-Berisha/ Drejtësia e re dhe “ujku i vjetër” i korrupsionit e zhvatjes së pasurive kombëtare, i cili nuk është përballur asnjëherë me drejtësinë, mbasi gjatë këtyre viteve ka futur në “thes” dhe ish-shefat, të cilët i ka shporrur “Veting”-u i monitoruar nga SHBA
Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, është qeveritari kryesor i “Rilindjes”, i cili ka më shumë motive personale, që Rama ta marrë me çdo kusht e çmim edhe mandatin e tretë të pushtetit. Jo për të vazhduar punët për shqiptarët, por prej ankthit, se humbjen më 25 prill, Ahmetaj e shikon si fillimin e përballjes së tij me drejtësinë, për aferat miliardëshe të PPP-ve e grabitjes së pasurive kombëtare.
Ministri me nofkën “Tigri”, paçka se hiqet si “trim” edhe në këtë fushatë elektorale; nuk ka asnjë dyshim, se nëse PS humbet pushtetin, ai do arratiset përsëri nga Shqipëria si 16 vite më parë.
Në dosjen e tij, janë 8 miliardë Euro afera korrupsioni, sekserizuar, firmosur e sajuar si ministër Ekonomi-Turizimi, si ministër Financash, si kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë e prej 1 viti, si ministër Rindërtimi.
Dosjet e këtyre aferave, me rekord 3 landfillet, janë në institucionet përkatëse, tashmë të skeduara si dosje penale në proces hetimi dhe nga SPAK; por ende Ahmetaj nuk po thirret për përballje, mbasi siç dihet, ka lidhjet dhe fuqinë amortizuese e bllokuese të Bablokut.
Nëse më 25 prill, “Rilindja” bie nga pushteti, “Tigri” do t’ia mbath i pari nga Shqipëria, sepse edhe sikur të mos e çojnë para drejtësisë miqtë e e tij në krye të PD-LSI; do ta çojë BKH e SPAK, referuar gjithë raporteve të zeza financiare që kanë “vulën” e tij.
Ai do struket në bazën e tij në Rumani, te vilat e Klodian Zotos e Klodian Mërtirit, atje ku u strehua edhe pas arratisjes në gusht 2005, para ardhjes së PD në pushtet, kur ndaj tij filloi hetimi për vjedhjen e 50 milionë USD impulse telefonike në “Albtelekom”, nëpërmjet firmës “Hermes”.
Këtë vjedhje, “Tigri” e bëri gjatë viteve 2000-2004, kur ishte Zv/ministër i Ekonomisë dhe Tregëtisë dhe me delegim të Ilir Metës e më pas të Fatos Nanos si kryeministra; iu dha dhe detyra e mbikëqyrësit ekonomiko-financiar të kompanisë shtetërore “Albetelekom”.
Në këtë kohë, Ahmetaj punësoi si drejtor tenderësh e kontratash Klodian Zoton e famshëm, personin që gjatë pushtetit “Rilindja”, i ka dhënë 460 milionë Euro fonde për 3 landfillet Tiranë, Elbasan e Fier.
Pasi qëndroi disa kohë i fshehur në Rumani, sikur gjoja ishte për studime, “Tigri” u rikthye në Shqipëri, jo se doli i “pastër” nga hetimi penal për vjedhjen 50 milionë USD; por sepse Edi Rama bëri pakt me Metën e Berishën, për t’ia pushuar çështjen penale e për ta rickluar në politikë si deputet të “Rilindjes”./Pamfleti











