Nëna !
Ah moj nënë e shtrenjtë, kur të shoh që vuan,
E vetme ke mbetur, fëmijët janë larguar,
Gjithë peshën e viteve, në kurriz e mbanë,
Vuajtjet s’kanë të sosur, për ty o moj nanë.
Fëmijët kanë ikur, nëpër botë shpërndarë,
Por zemra e nënës, për ta digjet zjarr,
Ju don veç të mirën, të lumtur t’i shohë,
Për ta i lutet Zotit, veç të mirën ju do.
Oh moj nënë zeza, njeri s’të ndihmon,
Kur të shoh që vuan, loti më pikon,
I rrite fëmijët,ke mbetur në vetmi,
Tani në këtë moshë, ke nevojë për dashuri.
Oh moj nënë e dashur, gjithë fëmijët i rrite,
Asnjëherë s’u lodhe, as nuk u mërzite,
Vuajtjet e tua, asnjëherë s’i tregoje,
Doje që fëmijët, mos i pikëlloje.
Fëmijët u rritën, të gjithë janë larguar,
Ti o nënë e dashur, ke mbetur e vetmuar,
Kush ty ta qanë hallin, kur sëmuresh ti ??!!!
Je fillikat e vetme, dhe nuk ke njeri.
Kush të lan o nënë , kush ty të pastron ??!!!
Ti s’ke njeri afër, që ty të ndihmon,
Sa shumë më dhëmb shpirti, kur ty të shikoj,
Këta sytë e mi , për ty lot pikojnë.
Si ti o nënë loke, gjithë nënat kanë mbet,
Kanë mbetur të vetme, s’ka kush ju bën hyzmet,
Rritën nga një tufë fëmijë, dhe të vetme janë,
Fëmijët kanë familjet, nënat vetëm i lanë.
Të dashura nëna, ju mbajtë Zoti me gajret,
Se fëmijët kanë ,familjet e vetë,
Zoti ju ndihmoftë, dhe ju dhëntë fuqi,
Zoti i Madh ju ruajt, në gjirin e Tij.
L.Xh