I dha lamtumirën dje të birit, stilistja e njohur nxjerr fotot e fundit të 29-vjeçarit.
Stilistja e njohur shqiptare, Lira Koça ka përcjellë dje për në banesën e fundit djalin e saj, Xhino Koça.
Ajo ka ndarë në instastory disa foto të djalit, ndërsa në një prej tyre shkruan: “Parajsës iu shtua një engjëll i parakohshëm! Dhimbje dhe trishtim”.
29-vjeçari i infektuar me COVID-19 i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi”, ku ishte shtruar për të marrë trajtim mjekësor.
Ende nuk dihen arsyet që e kanë çuar të riun drejtë vetëvrasjes, për shkak se edhe vetë spitali Shefqet Ndroqi u shpreh në një deklaratë se ai ishte drejt shërimit nga sëmundja.
Xhino vinte nga një familje mjaft e njohur në Durrës. Ai ishte djali i stilistes së VIP-ave, Lira Koça dhe kryetarit të Njësisë Administrative nr.2, Leonard Koça, si dhe nipi i humoristit të njohur Roland Koçës.