Ish-kampioni i botës në peshëngritje, Pirro Dhima thotë se është nisur per në Shqipëri pasi nëna e tij u gjet e dekompozuar në Himarë, pasi kishte me shume se tre ditë që kishte nderruar jete. Pas kritikave të shumta që mori në rrjet (njerezit e akuzonin si mosmirenjohes qe pasi pati turp te pranonte se ishte shqiptar, braktisi nenen) Dhima ka reaguar në një prononcim për ReportTV.
Dhima ka deklaruar se nuk e ka braktisur kurrë nënën e tij, as ai dhe as i vëllai, por ka qenë ajo vetë që nuk ka dashur të largohej nga Shqipëria. Ai shton se për herë të fundit ka folur me të para katër ditësh dhe se ajo gëzonte shëndet të plotë e se ende nuk e ka të qartë çfarë mund t’i ketë ndodhur. Kampioni është shprehur i shqetësuar për atë ç’ka mund të kenë deklaruar fqinjët në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.null
“Nuk e braktisëm kurrë. Për herë të fundit fola me të para katër ditësh. Ajo jetonte vetëm pasi nuk pranoi kurrë të vinte me mua në Amerikë. Nëna gëzonte shëndet të plotë dhe nuk dëshironte të braktiste shtëpinë ku kaloi një jetë të tërë. Jam i shqetësuar dhe i prekur për atë se çfarë është deklaruar nga fqinjët për këtë ngjarje të rëndë që ka ndodhur në familjen tonë,”- mësohet se ka thënë Dhima.
Fqinjët kanë thënë se ai kishte shumë kohë që nuk e shihte nënën dhe se gruaja ishte lënë e braktisur nga fëmijët. Nëna 75-vjeçare e atletit Pirro Dhima, Lefteria u gjet pa jetë pranë banesës së saj pikerisht nga fqinjët. E moshuara kishte nisur që të dekompozohej pasi prej ditësh askush nuk e kishte vënë re mungesën e saj. Dhima nuk ka patur asnjëherë një marrëdhënie të ngushte me nënën e tij, kjo për shkak se ajo nuk kishte aprovuar martesën e tij me gazetaren greke më të madhe në moshë më të madhe.