Vjen në jetë fëmija i parë afgan në Shqipëi, 27-vjeçarja lind fëmijën e 6-të.
Ka ardhur në jetë fëmija u parë afgan në Shqipëri në spitalin rajonal të Lezhës.
Bëhet me dije se nëna 27-vjeçare afgane që është strehuar përkohësisht në Shqipëri ka sjellë në jetë fëmjën e saj të gjashtë.
Mësohet se në spitalin e Lezhës ka edhe nëna të tjera afgane që presin të sjellin në jetë bebet e tyre.
Kujtojmë që deri më tani në Shqipëri janë strehuar rreth 1 mijë afganë.