18 July, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Opinion

Në Shqipëri nuk të dënon ligji, por versioni personal i ndonjë prokurori hakmarrës dhe….!

by News Albania
May 28, 2025
in Opinion
0
55
VIEWS
Share on Facebook

“Në Shqipëri nuk të dënon ligji, por versioni personal i ndonjë prokurori haknarrës, të etur për karrierë me mbështetje kolegësh që ‘nuk duan telashe’”

Në Shqipëri nuk mund të flasim më për një krizë të drejtësisë, krizat janë të përkohshme. Ajo që po ndodh sot është më shumë se kaq, është një deformim i qëllimshëm dhe sistematik i funksionimit të drejtësisë, sidomos në nivelin e prokurorive. E në qendër të kësaj spiraleje shqetësuese janë prokurorët e shkallës së parë.

Në shumë raste, këta magjistratë të rinj, të cilët në vend që të sjellin energji dhe profesionalizëm në sistem, janë kthyer në aktorë të një kulture keqinformimi, presioni dhe manipulimi brenda vetë strukturës së prokurorisë.

Në vend që të ndjekin të vërtetën dhe ligjin, ata shpesh ndikojnë vendimmarrjen e prokurorëve të Apelit përmes komunikimeve të deformuara, duke mbështetur qëndrime që nuk bazohen në prova, por në supozime të fabrikuara si “ka përgjime”, “ka hetime në vijim” etj.

Dhe më e rënda është se këto pohime, ndonëse të pavërtetuara, ndikojnë drejtpërdrejt në fatet e qytetarëve përmes kërkesave për masa sigurie personale.

Në këtë kontekst, është e vërtetë që gjykata e Apelit në disa raste treguar standard më të lartë vendimmarrjeje, duke korrigjuar vendime të dobëta apo të nxituara të shkallës së parë.

Kjo nuk mjafton për të balancuar një sistem që po zvarritet për shkak të mungesës së burimeve njerëzore, mbingarkesës së çështjeve dhe një frike të heshtur për të përballuar presionet që vijnë nga brenda sistemit vetë.

Situata është alarmante jo vetëm për drejtësinë, por edhe për rolin e avokatit. Në një realitet ku avokati përballet me një prokuror që shpik prova në emër të “interesit të hetimit”, dhe një gjyqtar që është i detyruar të mbështetet në një dosje të ndotur me gënjeshtra, mbrojtja nuk është më një garanci, por një sfidë e mbijetesës morale dhe profesionale.

Ka ende prokurorë dhe gjyqtarë të ndershëm. Ka ende vendimmarrje të drejta. Por ata janë gjithnjë e më pak, më të izoluar dhe më të pambrojtur përballë një kulture që promovon bindjen dhe jo ligjin, shërbimin dhe jo të drejtën.

Gjykata e Apelit në Shqipëri, pavarësisht sfidave që has në përditshmëri, përfaqëson një nivel më të lartë profesionalizmi dhe pjekurie në sistemin gjyqësor. Në shumë raste, ajo ka korrigjuar vendime të gjykatave të shkallës së parë, duke rikthyer besimin e qytetarëve dhe aktorëve të drejtësisë në funksionimin e ligjit.

Edhe pse me një ngarkesë të lartë dhe me mungesa në organikë, kjo gjykatë ka treguar se në sistemin shqiptar ende ekziston mundësia për rregull, përmirësim dhe rikthim të standardit ligjor. Roli i saj është thelbësor për ekuilibrin institucional mes prokurorisë dhe mbrojtjes, si dhe për orientimin e gjykatave më të ulëta drejt një praktike më të drejtë dhe të përgjegjshme.

Ky fakt ka krijuar jo pak shqetësim tek një pjesë e prokurorëve të shkallës së parë, të cilët janë ndjerë të cenuar nga ndërhyrjet korrigjuese të Gjykatës së Apelit. Në vend që të reflektojnë mbi vendimmarrjet e tyre dhe të përmirësojnë cilësinë e hetimeve, disa prej tyre kanë zgjedhur rrugën e gabuar, të ndikojnë në qëndrimet e prokurorive të apelit.

Kjo tentativë për të ruajtur autoritetin e vet, madje edhe në dëm të ligjit, ka sjellë një fenomen alarmant deformimin e linjës së akuzës në instanca më të larta për të mbuluar pasaktësitë apo abuzimet e fazës hetimore.

Kjo lloj praktike, që përkthehet në ndikim joformal dhe shpesh të pabazuar ligjërisht, është një cënim i drejtpërdrejtë i pavarësisë së sistemit të drejtësisë dhe i rolit të prokurorëve të apelit si garantë të ligjshmërisë.

Ajo përbën jo vetëm një problem etik, por dhe një rrezik institucional, pasi krijon një rrjet të brendshëm ndikimesh ku prokurori i shkallës së parë, në vend që të japë llogari, kërkon të diktojë vijën institucionale të ndjekjes penale edhe në instanca që duhet të jenë më të pavarura dhe më objektive.

Drejtësia nuk mund të komandohet nga poshtë me shpifje dhe improvizime, por duhet të drejtohet nga lartësia e ligjit dhe ndërgjegjes profesionale.

Sot nuk kemi më luksin të presim reformën tjetër. Reforma duhet të fillojë nga ne, nga prokurorët me integritet, nga avokatët që nuk heshtin, dhe nga një shoqëri që nuk pranon më të qeveriset nga frika dhe abuzimi.

Nga avokat Arben Llangozi:

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

December 16, 2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

March 17, 2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Fier: Belinda Balluku dhe Armando Subashi promovojnë ambjentet e e-Albania pa pagesë

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Fier: Belinda Balluku dhe Armando Subashi promovojnë ambjentet e e-Albania pa pagesë

July 17, 2025

Plas arma në Sarandë, dy të plagosur rëndë nisen drejt Traumës

July 17, 2025
Intervista me Metën nga qelia: Kam pasur ofertat për t’u arratisur, por nuk është në karakterin tim, në ‘93-‘94 kur vizitoja Fatos Nanon në burg…

Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Ilir Metës, kreu i Partisë së Lirisë mbetet në qeli

July 17, 2025
Berisha takohet me zyrtarin e PPE: Shqipëria, nën një narko-regjim që ka shndërruar zgjedhjet në farsë

Berisha takohet me zyrtarin e PPE: Shqipëria, nën një narko-regjim që ka shndërruar zgjedhjet në farsë

July 17, 2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In