Duputetja Grida Duma ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë ka tërhequr vëmendjen e kamerave falë pamjes së saj e cila është gjithmonë e kuruar dhe fine. E veshur e gjitha në blu, dhe me syze moderne, Duma duket në top formë.
Ky sesion i ri parlamentar e ka gjetur PD mes trazirave, përplasjes Basha-Berisha dhe ndarjen e partisë në dy kampe. Vetë Duma ka dalë në mbrojtje të Lulzim Bashës, i cili përjashtoi nga Grupi Parlamentar të PD, Sali Berishën pas shpalljes së tij dhe familjes Berisha “non grata” në SHBA.
Grida Duma: PD është aset për të çuar Shqipërinë në të ardhmen e vet euroatlantike. Padyshim që askush nuk do ta lejoja unë e para, nuk ka guximin të mohojë të vërtetën faktike të të kaluarës së PD-së. Sali Berisha ka vendin e vet të lavdisë. Gjithkush ka misionin ta çojë të ardhmen historike drejt perëndimit…
Deri më sot, nuk kam dëgjuar të analizohet mirë se çfarë ka ndodhur si akt vendimarrës për PD. Nëse do kërkohej që secili nga ne të jepte mendimet, ai akt lidershipi, i vështirë, traumatik për Bashën që tha që iu deshën tre muaj për të lobuar… nëse do të mbanim qëndrime personale do të godisja një akt liderishpi moral. Që të gjykosh sot për këtë vendim është jo maturi politike.” /