Policia e Shkodrës ka arrestuar një 27-vjeçar të shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje.Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin DVP Shkodër bënë ndalimin e shtetasit Elis Lekndrejaj, 27 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër.Këtij shtetasi, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, më datë 23.03.2021, i ka caktuar masën e sigurimit personal në mungesë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi dyshohet si autori i ngjarjes së datës 21.03.2021, në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, ku ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi M. F.Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka