22 January, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Politikë

“Ne jemi parti e debatit”, Basha: PS partia e gojës së mbyllur

by News Albania
30/05/2021
in Politikë
0
“Ne jemi parti e debatit”, Basha: PS partia e gojës së mbyllur
54
VIEWS
Share on Facebook

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha këtë të dielë është ndalur në Dibër ku është duke mbajtur një takim me demokratët në kuadër të fushatës që po bëhet për kreun e Partisë Demokratike.

Gjatë fjalës së tij kryedemokrati u ndal te ftesa e kryeministrit Rama për bashkëpunim për të cilën tha se kreu i qeverisë po e përdor për të fshehur masakrën zgjedhore.

“Sot, kundërshtari politik, i cili në fakt, është armiku i demokracisë, i Shqipërisë dhe i dibranëve, po mundohet ta fshehë masakrën zgjedhore duke na shtrirë dorën për bashkëpunim, pa vija të kuqe siç thotë, duke hedhur karremin që hajde të ndryshojmë ligjin zgjedhor, pasi ka bërë masakrën zgjedhore.

Pra, duke dashur që në një moment ligështimi, dëshpërimi të qytetarëve, të kompromentojë të vetmen forcë që ai e di, që jo vetëm e ka përballë po që pavarësisht prej masakrës së 25 prillit, jo vetëm nuk u gjunjëzua, po doli më e fortë dhe më e bashkuar nga Dibra, anembanë Shqipërisë. Ndaj, me përgjegjësi dhe me barrë që na kanë ngarkuar shqiptarët, dibranët dhe mbarë shqiptarët për ndryshimin, sot, i vetëdijshëm për arritjet e kësaj beteje të pabarabartë, i vetëdijshëm për fuqinë që kemi projektuar vetëm përmes vlerave tona, dua t’ju them se zgjidhja që unë propozoj dhe me të cilën dua të vazhdoj t’ju ushëheq, nuk është ajo e kompromisit me të keqen por e betejës deri në fund për të çuar në greminë ata që i çuam buzë greminës me 25 prill.

Unë jam këtu për t’ju thënë që rrugë tjetër për Partinë Demokratike, rrugë tjetër për Shqipërinë nuk ka. Bashkë, gjithmonë e më të bashkuar, ta çojnë betejën deri në fund! Këtë betejë ne nuk e nisëm për veten tonë, këtë betejë ne nuk do ta vazhdojmë vetëm për veten tonë. Ne do ta vazhdojmë për të gjithë shqiptarët dhe siç i morëm shqiptarët në kutitë e votimit me 25 prill, ashtu do t’i marrim me vete në këtë betejë sepse fati i Shqipërisë, tashmë varet vetëm nga ne”, tha Basha.

Më tej ai u ndal te gara për kreun e selisë blu për të cilën tha se: “Miqtë e mi, kjo është një garë e brendshme, e cila zhvillohet në bazë të rregullave statutore të Partisë Demokratike dhe është një moment i mirëpritur, që bëjmë një diferencë të madhe me kundërshtarin tonë.

Një moment që pavarësisht asaj që thonë kundërshtarët tonë, përsëri na diferencon me ta, janë partia e gojës së mbyllur ndërsa kjo është një parti e hapur, e debatit, e mendimit të lirë dhe padiskutim edhe e garës.

Por, i vetmi mjet që Edi Rama ka për t’i shpëtuar të pashmangshmes që është përballja që po vjen jo vetëm thjesht me zemëratën e demokratëve, por me zemëratën e një populli të tërë që u është mohuar dhunshëm por përkohësisht ndryshimit, e vetmja gjë që ka në dorë është që të na përçaj. Le ta themi troç, drejtëpërdrejtë: nuk do Edi Rama që ne të vazhdojmë betejën bashkë dhe nuk do që unë të jem në krye të kësaj beteje.

Unë jam këtu për t’ju kërkuar të kundërtën, së pari që ta konsiderojmë këtë garë që po e bëjmë për hir të rregullave dhe vlerave tona statutore si një mundësi e artë për të dal më të bashkuar, më të vetëdijshëm dhe më të vendosur për aksionin politik që na pret. Së dyti, që paqartësitë apo turbullirat që mund të zotërojnë në mendjen e ndokujt po në zemrën e ndokujt, mos të kthehen në arsye për t’i rënë me shkelmë asaj që kemi ndërtuar së bashku gjithë këto vite sakrificash e në veçanti në këtë betejë epike me regjimin që kyen deri më datë 25 prill”.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Ardita Sinani: Në Capitol Hill Washington, u dëgjua zëri i Luginës së Preshevës

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Ardita Sinani: Në Capitol Hill Washington, u dëgjua zëri i Luginës së Preshevës

22/01/2026

Kryeministri Rama dhe Ivanka Trump pas takimit në Vlorë largohen drejt Orikumit

21/01/2026

Video/ Foto/ Alesia Balliu, deklaratë të fortë kundër Xhelal Mëziut..

21/01/2026

Fier, lajm i fundit: Bie nga kati gjashtë “ngec” në katin e dytë ( Foto-Video)

21/01/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In