Fshati Gorishovë në njësinë administrative bashki Fier ka traditë kultivimin e hardhisë. Në fakt jo vetëm Gorishova por të gjitha fshatrat e zonës traditë kanë dhe ullirin si dhe të gjithë kultivarët agro-bujqësorë. Newsalbania.al udhëtoi sot drejt Gorishovës për të parë.nga afër fillimin e sezonit të vjeljes së rrushit. Favorizuar nga shërbimet e mira si dhe koha e temperaturave të larta të kësaj vere vjelja filloi pak më herët krahasuar me një vit më parë. Ndalëm tek toka e Agron Kamber Muçaj. Agroni me mjekër të bardhë trupshëndosh por shumë i shpejt në proceset e punës dhe na përgjigjet por dhe punën vazhdon. Sot këtu ka filluar vjelja në një sipërfaqe 4 dynym tokë. Agroni dhe Kamberi na thonë se parashikojnë të marrin mbi 130 kv rrush pasi sivjet thonë ata dhe pse moti u shoqërua me temperatura të larta ishte sezon i mirë për vreshtarinë. Agroni familjarisht prej 20 vitesh punon e jeton në Greqi, por kokën e ka pas në Shqipëri. I ati në një moshë të madhe por shumë i mbajtur dhe punëtor kujdeset për mbarvajtjen e prodhimeve si dhe shërbimeve në fshat. Me punë e sakriificë midis Greqisë dhe Shqipërisë familja Muçaj si shumë familje të tjera në këtë fshat me tradita pune siguronë të ardhura të kënaqshme për një jetë sa më normale. “Kemi sezon të mbarë sivjet” -na thotë Agroni ndërkohë që në bisedë e sipër na spjegon se ka plane dhe më ambicioze në të ardhmen në punën e tij së bashku me familjen. Ideja e tij është se zona ka shumë. prodhime dhe është domozdoshmëri e ngritjes së një punishteje përpunuese dhe paketuese të prodhimeve agro-bujqësore. I pyetur se është projekt i tij në të ardhmen kjo ide? Muçaj na thotë PO! E ‘prerë’ shprehet dhe bashkëshortja e Agronit Mimoza. Ajo përforforcon më tej duke thënë se do ngremë një mini-punishte në të ardhmen. Largohemi nga Gorishova ku të gjithë kanë filluar vjeljen e rrushit duke marë me vete freskinë e vresharisë, mikriptjen por mbi të gjitha dhe mesazhin përcjellës se atje ku punohet ka prodhim dhe mirëqënje!
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)