Në Gaza mbytet ndërgjegjja e izraelitëve dhe e botës së ‘civilizuar’!
Nga Kim Mehmeti
Nëse gjatë Luftës së Dytë Botërore me të drejtë thuhej se viktimat ebreje nxirrnin ndërgjegjen e njerëzimit përpara gjyqit të historisë, atëherë edhe më bindshëm sot mund te thuhet se në gjakun e fëmijëve palestinezë të Gazës mbytet ndërgjegjja e izraelitëve dhe e botës së ‘civilizuar’.
Në të vërtetë shtatë dekada me radhë, të përkrahur nga të ‘fortët’ e kësaj bote, përfshi edhe ‘sheikët’ arab, izraelitët janë duke e zhvilluar luftën ‘demografike’ për t’i pakësuar palestinezët, duke i dëbuar ata nga toka e tyre dhe duke e plaçkitur të papenguar pronën e tyre. (Kim Mehmeti)














