Elbasan
Në Elbasan konfirmohen edhe 3 raste të reja me virusin “Ethet e Nilit “
-Gjatë kësaj fundjave në Elbasan janë konfirmuar zyrtarisht edhe tre raste të tjera të personave të prekur nga virusi ” Ethet e Nilit” duke e çuar në total në 5 numrin e të prekurve në Qarkun e Elbasanit. Sipas burimeve zyrtare
tre rastet e fundit janë identifikuar përkatësisht
në Bashkinë e Cerrikut, një 84 vjeçar
,në Njësinë Administrative Papër, një 73 vjeçar dhe në Njësinë Administrative Tregan ,një 60 vjeçar.Sipas burimeve zyrtare ,të prekurit nga virusi “Ethet e Nilit” po mbahen në mbikqyrje të plotë nga specialistët e ISHP Elbasan .Aktualisht gjendja e të gjithë të prekurve nga ky virus paraqitet e qëndrueshme dhe pa probleme serioze me rrezik për jetën e tyre.
Në Qarkun e Elbasanit në fshatrat Gjergjan dhe Jagodinë po gjatë këtij muaji u identifikuan rastësisht dy raste me virusin ” Ethet e Nilit”. Fatmirësisht ata rezultojnë të shëruar. Aktualisht pas alarmit të krijuar nga shfaqja e këtij virusi në Qarkun e Elbasanit ,
Instituti i Shëndetit Publik në bashkëpunim me institucionet e tjera kanë marrë të gjitha masat dhe kanë kryer dezinfektimet e zonave ku janë identifikuar persona të prekur nga virusi ” Ethet e Nilit”.