NË DROPULL
-Atje ku bashkjetesa ndëretnike shkëlqen si askund tjetër në Ballkanin Perëndimor-.
Nga Ymer Hysa.
Do të ishte Derviciani, Bashkia Dropull ku nisi sot Edicioni 16-të “Ditët e Miqësisë” Organizuar nga Shoqata Kulturore Kombëare “Ress Egnatia” në bashkëpunim me Unionin Gazetarëve Elbasan dhe Kryetarin e UGSH-së Aleksandër Çipa.
Gazetarët e UGSH-së nga shumë qarqe të vendit si dhe nga trojet tona kombëtare si Presheva, Kosova, Bujanoci u pritën miqësisht nga autoritetet vendore.
Ky ishte aktiviteti i parë nga axhenda Dropull, Sarandë, Himarë.
Pas vizitës me piktura nga autorë dropullitë, për gazetatët e pranishëm nga ansambli folklorik i krahinês u dha një koncert me këngë polifonike dhe valle tradicionale Dropullite.
Të pranishmit i përshëndeti Kryetari i Unionit të UGSH Z. Aleksander Çipa, zv/Kryetari i Bashkisë Dropull si edhe z. Xhim Vila, Kryetar i Ress Egnatja.
Gjithashtu mes UGSH-së dhe Bashkisë Dropull u shkëmbyen dhurata reciproke.
Pas Dropullit pasditja vazhdoi me një vizitë në qytetin e Gjirokastrës për të vijuar më tej drejtë perlës së mesdheut Sarandë.














