Në Antigone shënohet viktima e parë në vendin tonë.
Humb jetën 61 vjeçari në Gjirokastër, bashkëshortja në gjendje të rëndë.
Është shënuar në Antigone të Gjirokastrës viktima e parë në Shqipëri nga zjarret.
Një 61 vjeçar nga Antigonea e Gjirokastrës ka humbur jetën i asfiksuar nga tumi dhe zjarri që perfshiu nga të katër anët fshatin “Asim Zenel”.
Ndërkaq gruaja e të ndjerit është ende e asfiksuar në gjendje të rëndë pasi ka marrë plagë në trup ndërkohë që janë asfiksuar dhe 10 banorë të tjerë.
Viktima Andrea Haxhiaj dhe bashjëshortja e tij ishin në banesën e tyre kur po përpiqeshin të shuanin zjarrin me mjete rrethanore.
Lajmi është bërë me dije nga burime për mediat, ndërkohë që ministri Niko Peleshi është nisur nga Dukati urgjentisht për në fshatin “Asim Zenel”. Ai pak më herët u bëri thirrje banorëve të dy fshatrave në Gjirokastër përfshirë dhe Lunxhërinë, që të jenë bashkëpunues me autoritetet, pasi do të nisë faza e evakuimit.