10 October, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kryesore

Në 10 vite, qarqet e mëdha të Veriut humbën një të katërtën e popullsisë, ja kush kyreson

by News Albania
16/06/2026
in Kryesore, Lajme, Sociale
0
Në 10 vite, qarqet e mëdha të Veriut humbën një të katërtën e popullsisë, ja kush kyreson
15
VIEWS
Share on Facebook


    

Qarqet e mëdha të Veriut të Shqipërisë, po përjetojnë një zbrazje të fortë të popullsisë në dekadën e fundit, për shkak të përshpejtimit të një cikli të emigracionit jashtë vendit.

Të dhënat e fundit të INSTAT, tregojnë se gjatë dhjetë-vjeçarit të fundit 2016–2026, Shkodra shënoi rënien më drastike në rang kombëtar me një humbje prej 25.58% të banorëve të saj, me mbi 50 mijë persona më pak në këtë qark.

Pas saj renditet Kukësi, i cili ka humbur 24.78% të popullsisë gjatë dekadës së fundit nga emigracionin i fortë i të rinjve në Britaninë e Madhe.

Lezha gjithashtu paraqet një situatë thuajse identike me një tkurrje prej 24.11%, duke dëshmuar se i gjithë brezi verior bregdetar dhe fushor po përballet me ikje masive.

Në të njëjtën linjë shqetësuese ndodhet edhe qarku i Dibrës, i cili ka regjistruar një rënie prej 22.49% të numrit të përgjithshëm të popullsisë së tij.

Të dhënat zyrtare tregojnë se katër qarqet kryesore të veriut, po humbasin me shpejtësi popullsinë në krahasim me te tjerat.

Në rang kombëtar, popullsia e përgjithshme e Shqipërisë ka pësuar një tkurrje neto prej 14.23%, duke u pakësuar me saktësisht 387,462 banorë ndërmjet 2016-2026 ku edhe qarqet e tjera të vendit janë të ekspozuara.

Fieri, për shembull, ka humbur në dekadën e fundit 68,089 banorë, që korrespondon me një rënie prej 23.02% të popullsisë së vitit 2026.

Elbasani gjithashtu shënoi rënie relative prej 21.06% të popullsisë në të njëjtën periudhe. Në juglindje, Korça regjistron një tkurrje prej 22.63%, e barabartë me afërsisht 48 mijë banorë më pak në periudhën10-vjeçare.

Popullsia e Gjirokastrës u tkurr me 21.86%, duke vështirësuar ruajtjen e shërbimeve bazë në një qark që përveç tkurrjes vuan edhe plakjen e shpejtë.

Ndërkohë, Vlora ka pësuar një rënie prej 18.46%, duke u pakësuar me mbi 32 mijë banorë, kurse popullsia e Beratit u tkurr me 9.44%.

Madje edhe Durrësi, një qendër e madhe ekonomike, për shkak të portit dhe turizmit ka pësuar tkurrje me 12.08%, ose mbi 30 mijë banorë në një dekadë.

Kryeqyteti është qarku i vetëm që ka shënuar një rritje modeste prej 1.25% të popullsisë, duke shtuar në total rreth 9,428 banorë të rinj përgjatë kësaj dekade, si rrjedhojë e emigracionit te brendshëm.

Shqipëria po polarizohet me shpejtësi rreth një pike të vetme urbane, teksa Tirana zgjerohet lehtë, të gjitha rajonet e tjera po përballen me plakje dhe tkurrje te popullsisë.

Të dhënat e vitit 2026, tregojnë e balancat demografike kanë ndryshuar në mënyrë të pakthyeshme, por veriu i Shqipërisë mbetet vatra më e prekur, ku braktisja po ndodh me ritmet më të shpejta dhe më shqetësuese./ Monitor

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania