Pas skandalit për vdekjen e 27 vjecarit në Kavajë me COVID 19 dhe neglizhencës së urgjencës Kombëtare 127, ministrja Ogerta Manastirliu ka shkuar në Urgjencën Kombëtare duke premtuar shtimin e shërbimit. Por ajo që ra në sy sot nga kjo vizitë ishte edhe ndryshimi i strategjisë për përballimin e situatës ku rol të rëndësishëm po merr edhe Mjeku i Familjes, që deri më sot ishte përjashtuar nga trajtimi direkt i rasteve.
çdo ditë urgjencën kombëtare kombëtare adresohen mbi 500 telefonata për COVID 19.
Ndryshimi I strategjisë dhe shtimi I personelit, sipas ministres bëhet në prag të vjeshtës, ku pritet të kete edhe një rëndim të mëtejshëm të situatës.